Pas kronikave të transmetuara në Report tv për ndotjen e Fierzës me mbetje plastike e spitalore, autoritetet vendore kanë ndërhyrë duke ndërmarrë një aksion pastrimi. Për pastrimin e liqenit janë angazhuar punonjës të bashkisë dhe të qarkut të Kukësit.
Abdulla Domi,Kryetar i Këshillit të Qarkut, tha se pastrimi me aksione nuk mund të jetë zgjidhja përfundimtare për këtë problem të trashëguar ndër vite.
'Mendojmë se qe një organizmin i mirë, por zgjidhja e këtij problemi nuk bëhet përmes këtyre aksioneve. Edhe në të kaluarën janë bërë aksione të tilla. për shkaka të prurjeve që sjell liqeni edhe nga Kosova dhe Maqedoni vijon të jetë problematikë. Disa herë janë tentuar zgjidhje të mëdha dhe definitive, por ende nuk kemi asgjë', tha Abdullah Domi, Kryetar I Këshillit të Qarkut Kukës.
Ndërsa zyrtari i bashkisë së Kukësit u shpreh se kanë kërkuar ndihmë nga Ministria e Mjedisit për një mjet pastrimi lundrues.
'Zgjidhja është për sjelljen e ndonjë makinë që bën mbledhjen dhe përpunimin e mbetjeje drejt destinacionit përkatës', tha sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Kukës, Agron Hoxha
Edhe pse brigjet e liqenit të Fierzës u pastruan këtë fundjavë, mbetjet që sjellin lumenjtë mund të shkaktojnë sërish ndotje. Aktualisht Fierza, është drejt kuotës maksimale me prurje 160 metër kub ujë në sekondë.
DUHET TË BËHEMI EUROPË JO GROPË.TË GJITHA PROTESTAT PD DHE LSI I BËJNË DUKE LËPIRË MBETURINA ,SE MOS ISHALLA VIJNË NË PUSHTET.
PërgjigjuBravo ,ambientalisteve.....
Përgjigju