IKMT aksion për shembjen e rreth 30 objekteve në Astir, banorët nuk krijojnë përplasje! Devijohet trafiku (VIDEO)

5 Mars 2020, 07:14| Përditesimi: 5 Mars 2020, 16:26

  • Share

TIRANE - Prej orës 7:00 të mëngjesit IKMT ka ndërmarrë një aksion për prishjen e disa banesave në Unazën e re që i përkasin lotit numër 2. Pavarësisht se nga ana e banorëve nuk ka pasur rezistencë që prej orëve të para të mëngjesit në zonë ka numër të shtuar të efektivëve të policisë.

Sa i takon numrit total të objekteve që pritet të shemben ende nuk ka një shifër zyrtare nga ana IKMT ndërsa mësohet të jenë rreth 30 ndërtesa mes të cilave njësi banimi dhe biznese banorët e të cilëve janë lajmëruar për ti liruar ato që prej 17 shkurtit.

Pavarësisht kësaj banorët e Unazës kanë ndjekur nga afër të gjithë aksionin e IKMT që prej orëve të para të mëngjesit. Në mbështetje të tyre ishte dhe ish deputeti demokrat , Klevis Balliu i cili në një prononcim për mediat tha se PD do të mbajë fjalën për kontratën me banorët e Astirit dhe përgjegjësit do dërgohen para ligjit.

Për të mos penguar punën e IKMT, policia ka devijuar qarkullimin e automjeteve nga rrethrrotullimi i Astirit deri tek ish-sheshi Shqiponja çka solli dhe kaos në trafik.

Deri më tani për zhvillimin e projektit të Unazës së Re  janë shembur 41 objekte në total që i përkisnin  lotit të parë tek ish-sheshi Shqiponja.

Ora 10:09
Balliu nga protesta e Astirit: Nuk i hiqet asnjë gërmë kontratës së PD me banorët! Aty ku po prishen shtëpitë nesër do bëhen kulla (VIDEO)

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu ka deklaruar nga protesta e Astirit se PD do të mbajë fjalën për kontratën me banorët dhe përgjegjësit do dërgohen para ligjit.

"Ky projekt ka shkatërruar dhe jetët e qytetarëve duke shkatërruar shtëpitë për ndërtimin e kullave të pushtetarëve dhe oligarkëve. Nesër do të jepen leje ndërtimi mbi gjakun dhe djersën e qytetarëve. Asnjë germë nuk i hiqet kontratës së PD me banorët dhe ata do të paguhen cent për cent dhe përgjegjësit do dërgohen para ligjit. Prishjet janë bërë pa asnjë letër. Këta punojnë në errësirë. Këta ligjin dhe qytetarët i kanë armiq. Këtij pushtetit të korruptuar dhe droguar po i vjen fundi. Banorët e Unazës së Re kishin dy mundësi, të bënin luftë dhe të vriteshin, por armiku u tyre është pushteti i Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Qëllimi i tyre është që të përplaset qytetarët me policë. Sot po i vidhet prona dhe shtëpia këtyre banorëve. Ata zgjodhën të dokumentojnë se si sot qeveria po vjen dhe po shkatërron pronat. Si vazhdohen hetimet ku nuk janë mbyllur hetimet. Çfarë do të hetojë SPAK kur shkatërrohen provat", u shpreh Balliu.

Ora 09:58
Vijon aksion për shembjen e rreth 30 objekteve në zonën e Astirit (VIDEO)
Ora 07:47
Aksioni për shembjen e objekteve, ja si është devijuar trafiku në zonën e Astirit (VIDEO)

Për të garantuar mbarëvajtjen e aksionit të IKMT-së për shembjen e banesave në zonën e Astirit, forcat e policisë kanë devijuar trafikun. Trafiku është devijuar nga rrethrrotullimi i Astirit deri tek ish-sheshi Shqiponja, ndërkohë që automjetet kalojnë në rrugën që lidh zonën e Astirit me Mëzezin. 

Ora 07:27
Nis aksioni për shembjen e objekteve në zonën e Astirit, në mbështetje të banorëve edhe ish-deputeti Klevis Balliu (VIDEO)

Aksioni për shembjen e banesave dhe bizneseve në zonën e Astirit ka nisur pas orës 07:00 të mëngjesit të sotëm. Banorët ishin lajmëruar që në datë 17 shkurt për lirimin e banesave. Në mbështetje të tyre ka shkuar edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu.

1583389495_BALLIU001.jpg

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 05/03/2020 17:59

    ASHTU SIC I KANE TURINJTE ASHTU DHE I KANE BERE SHTEPITE,,shtrema-shtrema….zoti ju mallkofte ne shtate breza mor maloke te poshter..

    Përgjigju
    • Kafsha: 05/03/2020 19:28

      Nuk janë malokë por fshatarë. Me rënien e shtetit pas 1990 dhe prishjen e Ligjit të Madh të Pasaportizimit qe mbante fshataret aty ku duhej, këta, pra fshataret u derdhen neper qytete si ortek duke i kthyer ata në bajga. Në fillim erdhen kokpalaret rinia e fshatit qe rinin maj hekurave e kangjellave te gjimnazeve për midhje dhe pastaj ngadale erdhen me gjith kuç e maç. Malokeve tu vish anes se po të jetë për Maloke me të trashët e me të leshte janë maloket e Malesise së Vlores, pra vlonjatet malokë. E kuptove? Ajde tani ha papare dhe para së të fleshe laj dhembet!

  • Senza pieta': 05/03/2020 16:43

    C'fare Shemtira , Ndertesa Kuturu...,te ndertume n'toke t'zanun..pa' pike estetike..,e qe Kane tash 25 vjet si Parazit ne kurriz te Shumices se Popullit te urte..,qe s'ka rruge e trotuare ku me kalu...

    Përgjigju
  • Non stop: 05/03/2020 16:36

    Shqipnia di nje Plan Rregullues AfatGjate...!..nuk jetohet si Primitivet e Shpellave...,por duhet nje Plan ne sherbim te gjuthe komunitetit...!lironi cdo Trotuar.,e rruge te perbashket..,Boll me "secoli per vere"

    Përgjigju
  • Liu: 05/03/2020 10:42

    O pupull dele qe i shkoni mbrapa nje mashtruesi ,dhe genjeshtari.

    Përgjigju
  • Nëna labe baba lushnjar: 05/03/2020 08:08

    Po Sauk shëmtira kur do zhduketë na faqja e dheut? Fshatarete ndertuan shemtiren e shemtirave Sauk shemtirene per 30 vjet si turinjete e tyre.

    Përgjigju
    • Idris Babai: 05/03/2020 09:34

      ke marr nga baba ti q flet kshu se po t kishe marr nga nena do te punonte m shum mendja.

  • Tironci: 05/03/2020 07:55

    O krriçi Fahri spiunit!unaza do s,do ti dhe partia yte unaza do bohet dhe do i sherbeje Tironcve dhe ju malokeve qe ju sot e pengoni ndertimin e saj o krriç me baba gomar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?