Një operacion u zhvilluar mesditën e kësaj të hëne në Elbasan. Burime bëjnë me dije se në sallën operative pati një telefonatë se në një biznes në aksin Elbasan-Metalurgjik, kishte persona të armatosur.
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie dhe rrethuan zonë për të ushtruar kontroll të detajuar të disa personave që u gjetën aty.
Nga kontrollet bëhet me dije se është gjetur një pistoletë, ndërsa në drejtorinë e policisë u shoqëruan rreth 20 persona, identiteti i të cilëve mbetet akoma i paqartë.
Deri më tani nuk dihen më tepër detaje dhe pritet një reagim nga Policia e Elbasanit për të sqaruar rrethanat e operacionit.
Komente

Pse nuk flet asnje media per akuzat e ktyre kriminelve apo paguajne.. Se kto kane 25 vjet ne pazar sjane te panjohur Gjoja ska info .. mbetet te shkruajne tjeret te dale nje flamurtar.. Pastaj si te pa ftyre fillojne shkruajne tw gjithe "copy paste" Kane akuza pafund vrasje e trafik droge, kot i mbani me hater Nuk i shpetoni dot !
Përgjigju