Një aksion policor, mbrëmjen e sotme në qendër të Fierit, ka bërë të mundur shoqërimin e një personi në komisariatin e Drejtorisë Vendore.
Burimet bëjnë me dije se shoqëimi i Melesin Ramajt, ka ardhur pas një denoncimi të një rasti paligjshmërie në një emision investigativ, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar.
Ai është pronari i një picerie, i cili është kapur edhe me një armë zjarri të tipit pistoletë gjatë ndërhyrjes policore.
Ndërkohë, dhjetëra kalimtarë të rastit u alarmuan nga situata e krijuar.
Komento
Komente
