Një aksion policor u zhvillua në Durrës nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku ditën e sotme. Aksioni u krye në zonën e Shkozetit.
Mësohet se dy persona janë arrestuar për armëmbajtje pa leje. Erald Mustafa dhe Arbi Haxhiu janë kapur me armë zjarri të tipit pistoletë. Efektivë policie nga sektorë të ndryshëm të Policisë së Durrësit janë të angazhuar në këtë operacion.
Sakaq burimet policore bëjnë me dije se dy personat e ndaluar janë përsëritës të kësaj vepre penale dhe po hetohet nëse janë të përfshirë në ngjarje të tjera kriminale.
Ndërsa Drejtoria Vendore e Policisë do të japë një deklaratë në lidhje me këtë operacion.
Komente
