Më 23 korrik, pasuria e dy vëllezërve Çala u sekuestrua, me një vlerë prej 500 mijë eurove. Mësohet se janë sekuestruar:
-1 apartament me sipërfaqe 50 m2, në qytetin Elbasan;
-pasuri e llojit arë + truall me sipërfaqe 500 m2 dhe një ndërtesë e llojit njësi me sipërfaqe 167,9 m2 e ndërtuar mbi këtë pasuri, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;
-pasuri e llojit arë me sipërfaqe 809,5 m2, mbi të cilën është regjistruar kontrata e sipërmarrjes për ndërtimin e 3 vilave nga 1 kat + nënçati me sipërfaqe 166 m2 secila, me vlerë investimi 15.662.000 secila, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;
-50 % e aksioneve të një shoqërie në zotërim të shtetasit E.Ç, në vendin e quajtur Bradashesh, Elbasan. Nga vlerësimi paraprak i pasurive të sipërshënuara, rezulton se ato kapin vlerën rreth 500.000 Euro.
Lajmi kryesor:
Arrestohen në gjumë në një vilë luksoze në Qerret vëllezërit e shumëkërkuar për grabitjet në Rinas (VIDEO-EKSKLUZIVE)
B.K./ReportTv.al