Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer kontrolle në shtatë zona në veri të vendit që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023, ku janë gjendur armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje tjera ushtarake.Ndërsa, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha se me bastisjet e sotme ka vijuar zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës.
Armët e gjetura, Sveçla thotë se janë prodhime të njëjta me ato që janë sekuestruar në Banjskë dhe Zveçan dhe sipas tij ato e qartësojnë për Kosovën dhe për opinionin ndërkombëtar për gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist.
Në njoftim thuhet se kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.
Gjatë këtyre kontrolleve, në një bodrum në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj.
Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te tre rrokaqiejt prezent kanë qenë edhe EOD -KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës është në vend të ngjarjes.
Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:
-87 copë eksploziv të tipit TM 1003
-granata hedhës dore (zola)
-1 armë automatike AK-47
-1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD
-14 karikatorë
-Municion të kalibrave të ndryshëm
-63 detonatorë elektrik
-23 detonatorë mekanik
-1 orë për aktivizim
-1 granatë dore M79
-3 tuba fitila ndezës
-Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar mbi aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, e cila ka zbuluar një arsenal armësh, municionesh, dhe pajisjesh të tjera ushtarake në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në “facebook”, Sveçla thotë se me bastisjet e sotme ka vijuar zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës.
Armët e gjetura, Sveçla thotë se janë prodhime të njëjta me ato që janë sekuestruar në Banjskë dhe Zveçan dhe sipas tij ato e qartësojnë për Kosovën dhe për opinionin ndërkombëtar për gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist.
“Armatimi i zbuluar sot bën pjesë në arsenalin e Zveçanit dhe Banjskës. Në kuadrin e aktivitetit policor, sot u zhvilluan bastisje në shtatë lokacione në veriun e vendit tonë.
Granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim, detonatorë e çanta me pajisje të ndryshme, prodhime të njëjta me ato që u sekuestruan në Banjskë dhe më herët në Zveçan, po qartësojnë për ne dhe për opinionin ndërkombëtar gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist.
Ne pandalshëm dhe me energji shtesë do të vazhdojmë deri në çrrënjosjen e terrorizmit kundër Republikës”, shkruan Sveçla.
Akoma sfeklla mendon se Europa dhe amerika nuk e ditkan se serbia mendon dhe punon çdo dite per rikthim ne kosove sepse veriun po deshmohet se e ka ne kontrolle, kurse sfeklla me "zgjuarsine" qe ka kete kercenim te serbise e minimizon vetem ne veriun e kosoves,eh sa me fat jemi si komb na quoi zoti shpetimtar me ne krye qenefin e quajtur VV-C dhe pjellen serbosllave me ne krye me mender presednike osmanka dhe hop shpetuam, rimindi brastvo jedinstvo.
Përgjigju