Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, akuzon Kryeministrin Edi Rama se me aksionin për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga ndërtimet pa leje, por fsheh qëllimin e tij të vërtetë.
Në një deklaratë për mediat, Blushi u shpreh se Rama synon grabitjen e këtyre pronave.
“Asnjë shqiptar i ndershëm, i lirë dhe patriot nuk mund të mashtrohet nga aksionet për shembjen e çadrave e bujtinave pa leje, dhe as nga narkoshteti me dy standarde, që shemb një bujtinë në Theth për të ndërtuar një kullë në Tiranë. Edi Rama nuk po çliron hapësira publike, por ai ka vetëm një plan për pushtimin e tyre. Edi Rama është i vetmi “tokë e xanun” në Shqipëri, me pushtetin që vodhi sërish në mënyrë kriminale me terrorin elektoral në 11 Maj. Ai nuk po modernizon qytetet dhe zonat turisitike, por po bëhet gati t’i kthejë ato në makete betoni për interesat e tij klienteliste”.
Blushi u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbrojnë pronat e tyre.
“Partia e Lirisë u bën thirrje me vendosmëri të gjithë shqiptarëve të rezistojnë në mbrojtje të pronave të tyre të ligjshme, që synohen të grabiten pabesisht nga Edi Rama. Edi Rama është e vetmi “ndërtim pa leje” që i ka zënë frymën Shqipërisë, që duhet shembur një orë e më parë, i vetmi “çiban” që i ka dëmtuar imazhin vendit, që duket shkulur një orë e më parë”.
Komente

O Tedi Bibilushi, je vegël e Like Spiunit je aq i pa fytyrë sa të doli boja fare !
Përgjigju