Politikë

Aksionet, PL: Cirk televiziv, prishje selektive të objekteve

14 Korrik, 12:01| Përditesimi: 14 Korrik, 12:35

  • Share

Propagandë e quan Partia e Lirisë, aksionin e qeverisë për lirimin e hapësirave publike.

Sipas zëdhënëses së Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, po bëhen prishje selektive të objekteve.

Ajo e konsideron teatër politik aksionin e shembjeve, që sipas saj, synon të largojë vëmendjen nga problemet reale.

“Kullat shumëkatëshe të ndërtuara pa kriter në mes të kryeqytetit nuk shihen, ndërkohë shkatërrohet mundi dhe djersa e banorëve të një fshati të tërë si Thethi.

Kjo nuk është reformë, por frikë nga populli, nga drejtësia dhe nga rënia totale e kredibilitetit të një regjimi që ka ndërtuar për 12 vite një sistem kriminal, korruptiv dhe klientelist, ku pushteti shërben vetëm për pasurimin e një grushti oligarkësh.

Cirk televiziv me prishje të zgjedhura dhe shkarkime të komanduar politikisht.

Partia e Lirisë i bën thirrje qytetarëve që të mos mashtrohen nga ky teatër politik që synon të zhvendosë vëmendjen nga krizat e vërteta që kanë pllakosur vendin”, deklaroi zëdhënësja e Partisë së Lirisë.

Deklarata e Zëdhënëses së Presidentit të Partisë së Lirisë, Znj. Jasmira Memelli.

Përshëndetje!

Partia e Lirisë dënon me forcë fushatën hipokrite të nisur nga Edi Rama për të ashtuquajturin “lirimin e hapësirave publike”, me prishje selektive objektesh,dhe shkarkime drejtorësh nëpër bashki, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me shtetin ligjor apo reformën urbane, por është një shfaqje e pështirë propagandistike për të larguar vëmendjen nga skandalet që po e zhbëjnë këtë qeveri ditë pas dite.

Kullat shumëkatëshe të ndërtuara pa kriter në mes të kryeqytetit nuk shihen, ndërkohë shkatërrohet mundi dhe djersa e banorëve të një fshati të tërë si Thethi.

Kjo nuk është reformë, por frikë nga populli, nga drejtësia dhe nga rënia totale e kredibilitetit të një regjimi që ka ndërtuar për 12 vite një sistem kriminal, korruptiv dhe klientelist, ku pushteti shërben vetëm për pasurimin e një grushti oligarkësh dhe zhdukjen e çdo norme llogaridhënieje.

Pas dështimeve kolosale në ekonomi, pas varfërimit ekstrem të familjeve shqiptare, pas skandalit të vjedhjes me inceneratorët, pas rrënimit të sistemit të shëndetësisë, arsimit dhe pensioneve, Edi Rama nuk ka më asgjë për t’u thënë qytetarëve. Ndaj rikthehet te regjia që njeh më mirë: propagandë, spektakël, dhunë institucionale dhe cirk televiziv me prishje të zgjedhura dhe shkarkime të komanduar politikisht.

Nuk ka më asnjë shqiptar që beson se Edi Rama është kundër korrupsionit.

Nuk ka më asnjë qytetar që bindet nga shfaqjet e "ligjshmërisë", kur vetë pushteti është ndërtuar mbi paligjshmëri.

Nuk ka më asnjë shqiptar që beson te drejtësia, kur drejtorët shkarkohen për shfaqje.

Partia e Lirisë i bën thirrje qytetarëve që të mos mashtrohen nga ky teatër politik që synon të zhvendosë vëmendjen nga krizat e vërteta që kanë pllakosur vendin:

 

Eksodi masiv i shqiptarëve, ku mbi 800 mijë njerëz janë larguar vetëm në dekadën e fundit.

Rënia ekonomike, që ka shkatërruar bujqësinë dhe prodhimin vendas.

Shpopullimi i fshatrave dhe qyteteve, ku rinia e braktis vendin për shkak të mungesës së punës dhe të shpresës.

Skandalet me koncesionet miliarda-euroshe, që ua kanë shitur Shqipërinë klientëve të oborrit të qeverisë.

Shkatërrimi i pensioneve dhe përjashtimi masiv i të moshuarve nga skema e sigurimeve, që jetojnë sot me më pak se minimumi jetik.

Kjo fushatë nuk është për qytetarët dhe për ligjin, është për kamerat dhe për pushtetin.

Ne nuk duhet të pranojmë më të keqen si normalitet dhe nuk duhet të heshtim përballë këtij mashtrimi.

Shqipëria nuk ka nevojë për prishje fasadash, por për prishjen e sistemit të kalbur që ka instaluar Edi Rama.

Partia e Lirisë do të vazhdojë të jetë në krah të qytetarëve në çdo përballje me këtë qeveri të degraduar dhe do të çojë përpara një program të qartë për shtetin social, për drejtësinë, për punësimin dhe për një ekonomi të ndershme.

Faleminderit!

 

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jimmy: 14/07/2025 20:44

    Nuk quheni partia e liris po jeni partia e sumes thuaj!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?