Aksioni blic në Nikël, policia jep detaje: Na urdhëroi SPAK, u gjetën prova të vlefshme për hetimin ndaj një grupi kriminal

22 Janar 2021, 12:19| Përditesimi: 22 Janar 2021, 13:33

  • Share

Në aksionin e RENEAS në Nikël të Fushë-Krujës janë gjetur prova të vlefshme për hetimet ndaj një grupi të strukturuar kriminal.

Ky është detaji që kanë dhënë uniformat blu në njoftimin për operacionin blic e natës së kaluar.

"Kontrolle në funksion të procedimit penal të ndjekur nga SPAK-u ndaj një grupi të strukturuar kriminal. Kontrollet për sigurimin e provave që do t’i shërbejnë hetimit, të zhvilluara në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në operacionin e kontrollit të banesave në Nikël, Krujë, janë përfshirë Drejtoria Hetimore Qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës e Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Gjatë operacionit të kontrollit, ku përdorën edhe dronë, janë zhvilluar kontrolle në 7 banesa, konkretisht: Në banesat e shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Bedri Haka, Marklen Haka, Gentjan Koçi, Ylli Çangu dhe Ervin Kodra.

Gjatë kontrollit të banesave janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që do t’i shërbejnë hetimit në interes të procedimit penal", thuhet në njoftimin e policisë.


Lajmi kryesor:

Me urdhër të SPAK, RENEA rrethon për disa orë Niklën! Kontrollohen 7 shtëpi të të 'fortëve' të përfshirë në ngjarje kriminale! Policia: Kemi gjetur prova (EMRAT)


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?