Aksioni ‘Bregdeti ynë’, IKMT prish 7 lokale dhe bar-e në Durrës, pronari: Kjo është katastrofë, kemi punuar me djersë

14 Janar 2022, 13:45| Përditesimi: 14 Janar 2022, 14:29

  • Share

Ditën e sotme ka nisur aksioni nga strukturat e IKMT dhe IMT në vijën bregdetare të Durrësit, konkretisht në Hamallaj.

Shtatë lokale të cilat janë ndërtuar dhe shfrytëzuar pa lejen e posaçme janë prishur, pas njoftimit nga këto struktura lidhur me këtë aksion.

Njeri prej pronarëve lokali i të cilëve do të shembet nga IKMT, tha se gjithçka është ndërtuar brenda kuadrit ligjor, me mund dhe djersë prej vitesh.

“Katastrofë. Nuk jemi zaptues, na e ka dhënë lejen shteti. Gjithë këto ndërtime i kemi bërë me djersë, punojmë e gjitha familja. Deri më tani kemi investuar mbi 50 milionë lekë. Na njoftuan para një muaj, e anuluan dhe tani na njoftuan në mëngjes që do të vinin. Jemi taksapagues të rregullt, e kemi bërë me djersë. Nuk kishim kohë as për ta apeluar. Përfundimisht jemi duke e çmontuar vetë, në fakt po e shkatërrojmë nuk po e çmontojmë. Unë nuk e do e nisë derisa të më jap sërish shteti leje. Kur të afrohet fadroma nuk do të kundërshtojë, e di shteti, unë këtu di që kam punuar me djersë.”, tha qytetari i dëshpëruar.

Kujtojmë se IKMT vazhdon aksionin për prishjen e objekteve pa leje "Bregdeti Ynë" jo vetëm në Hamallaj të Durrësit, por do të këtë dhe aksione të tjera në zonat ku janë konfirmuar tashmë ndërtimet pa leje.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 14/01/2022 22:33

    Prap IKMT po vepron ne menyre selektive.Meqe erdhi der ne Durres mos te shkoj e te prishi ne zona qe edhe kur ka pasur shume turista atje per pushime shkonin 1 perqind te turistave,por te kaloj nga currilat se jan hudhur miliona euro ndertime ne leshterik.

    Përgjigju
  • Sos: 14/01/2022 16:10

    Situata është Emergjente!..kjo është Emergjente në gjithsej territorin,ku duhen rrëzuar të gjitha muret rrethuese të pallateve e Vilave..sidomos në Tiranë..!Lali Zgjohu,eja te rruga Frosina Plaku e hap Trotuare,e prishi muret se kalojmë në rrugë makine..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?