30 nga 115 të arrestuarit për baste sportive para gjykatës/ Lirohen 9 persona, 16 në burg, 5 të tjerë në 'arrest shtëpie' (VIDEO)

23 Shkurt 2020, 10:12| Përditesimi: 23 Shkurt 2020, 18:15

  • Share

TIRANË- 30 nga 115 të arrestuar në kuadër të operacionit  "Fati i Lojërave" kanë dalë para gjykatës, ku togat e zeza kanë lënë të lirë, nën masën 'detyrim paraqitje' 9 persona, 16 janë lënë në burg, 5 të tjerë në 'arrest shtëpie' dhe 3 janë në kërkim. Kështu janë lënë në burg Erjon Muja; Axhildo Kashari; Igli Oboni; Taulant Preçi; Erjon Kreka; Igli Spaholli; Dritan Dema; Mario Ylli; Ilirjan Mustafa; Ali Çaushi; Klajdi Kuqe; Kostandin Delilaj; Enes Saliaj; Elvis Brahimi; Melazim Hykaj; Romir Hamitaj. Ndërsa janë lënë në arres shtëpie Redinel Hamolli; Endrit Osmanaj; Samuel Buziu; Klajdi Toska; Andi Ura dhe në detyrim paraqitje Isuf Tato; Denis Hysko; Krejstjano Jaiçar; Arjan Tasellari; Drini Gora; Ledion Aliçka; Klevis Dedja; Edrian Myftari; Julian Kasaj.

Prokuroria e Tiranës ka nisur për 33 të arrestuarit, që u përballën sot me togat e zeza, hetim pasuror dhe ka ngrirë çdo llogari bankare, karta krediti e debiti të tyre. Kjo masë sekuestro preventive e prokurorisë do të zgjasë deri në përfundim të hetimeve ndaj tyre. Gjatë operacionit në Tiranë u arrestuan edhe Gramoz Murtaj, njëri nga pronarët e kompanisë së basteve “ecco bet” në Shqipëri,  i cili rezulton se është i dënuar në Itali për drogë dhe zotëron tre kompani me licencë në vendin fqinj për lojërat e fatit, si dhe Elvis Mulaj, i cili është vëllai i Natasha Mulajt, kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, shkalla e dytë e vettingut.  Murtaj dhe Mulaj nuk janë sot mes 30 personave që pritet të marrin masën e siguresë nga Gjykata e Tiranës.

Gjatë operacioni anti-bixhoz, që u shtri në 8 qarqe të vendit u arrestuan 115 persona, u sekuestruan 172 milionë lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celularë, një numër i konsiderueshëm televizorësh plazma, blloqe shënimesh që shërbenin për vendosjen e basteve, kasa fiskale dhe një armë zjarri pistoletë. Arrestimet ndodhën pas hetimeve 7 mujore dhe u përfshinë 1540 forcave policore në të gjithë vendin.

"Detyrim paraqitje"
Isuf Tato
Denis Hysko
Krejstjano Jaiçar
Arjan Tasellari
Drini Gora
Ledion Aliçka
Klevis Dedja
Edrian Myftari
Julian Kasaj

"Arrest me burg"
Erjon Muja
Axhildo Kashari
Igli Oboni
Taulant Preçi
Erjon Kreka
Igli Spaholli
Dritan Dema
Mario Ylli
Ilirjan Mustafa
Ali Çaushi
Klajdi Kuqe
Kostandin Delilaj
Enes Saliaj
Elvis Brahimi
Melazim Hykaj
Romir Hamitaj

"Arrest shtëpie"
Redinel Hamolli
Endrit Osmanaj
Samuel Buziu
Klajdi Toska
Andi Ura

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?