Foto ilustruese

Aksioni i KLSH-'Shkunden' zyrat e shtetit, ja 40 institucionet nën kontroll

2 Shtator 2018, 07:32| Përditesimi: 2 Shtator 2018, 07:40

  • Share

Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni më i lartë i kontrollit financiar në Shqipëri, po zhvillon një auditim masiv në zyrat e shtetit shqiptar, kryesisht mbi menaxhimin e parave publike, ligjshmërinë e tenderave dhe kontratave, shkarkimet dhe emërimet e punonjësve, praktikat e shpenzimeve, inventarët e materialeve, administrimin e pronave publike, planifikimet, realizimet, zbatimin e rekomandimeve etj. Aktualisht po i nënshtrohen kontrollit 40 institucione të pushtetit qendror dhe vendor, ndërsa raportet e kontrollit, shoqëruar sipas rasteve edhe me kallëzime penale, do të publikohen deri në fund të vitit 2018. Objekt i kontrollit të KLSH janë disa bashki, ZVRPP-të në rrethe, spitalet dhe agjencitë e trajtimit të pronave. Gjithashtu janë në proces auditimi Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, dega e Doganës Tiranë, Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, dega e Doganës Durrës, Qendra Kombëtare e Biznesit etj. Shqiptarja.com ka mësuar gjithashtu se po auditohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit edhe Banka e Shqipërisë, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, Policia e Shtetit, Departamenti i Administratës Publike, Avokatura e Shtetit, Enti Kombëtar i Banesave etj. Po ashtu, kontrollit po i nënshtrohen Agjencia Kombëtare të Burimeve Natyrore, Shërbimi Kombëtar i Punësimit, Autoriteti Portual Durrës, Albpetroli, Fondi Shqiptar i Zhvillimit etj. Kontrolli po zhvillohet kryesisht për periudhën 01.01.2017 deri në 31.12.2017, por disa institucione po auditohen edhe për periudhën para 1 janarit 2017 si dhe pas datës 31 dhjetor 2017.

Auditimet

Auditimet e KLSH bazohen kryesisht në bazë të riskut, ku merren parasysh zhvillimet shqetësuese të ndodhura, por edhe parashikimet e mundshme. Aiditimi në bazë risku përfshin analizën përdorimin e regjistrit të riskut, nëpërmjet hartimit të një tabele të dhënash. KLSH ka hartuar një dokument, i cili përcakton parimet e përgjithshme të menaxhimit të riskut në Kontrollin e Lartë të Shtetit, metodë sistematike që përdoret

për të identifikuar, analizuar, vlerësuar, trajtuar, monitoruar dhe komunikuar risqet kryesore që shoqërojnë përgjegjësitë e KLSH me qëllim minimizimin e ngjarjeve negative të paparashikuara dhe maksimizimin e mundësive. Menaxhimi i riskut përfshin identifikimin, vlerësimin, kontrollin dhe monitorimin e atyre ngjarjeve të mundshme që mund të kenë ndikim negativ në arritjen e objektivave të njësisë dhe është i ndërtuar të japë garanci të arsyeshme që këto objektivat do të arrihen.

Fokusi i KLSH  

Në vijim, në fokus të KLSH do të jenë investimet publike nëpërmjet PPP-ve dhe privatizimet. Objekti reflektohet në një strategji të institucionit. “Investimet publike nëpërmjet PPP-ve janë tashmë më shumë prezent në programin e Qeverisë, dhe mbartin risqe të konsiderueshme fiskale dhe të zbatimit. Vlerësimi dhe monitorimi i projekteve PPP përbejnë një sfidë tjetër për veprimtarinë e KLSH në përmbushje të misionit të tij kushtetues. Privatizimi i pronës shtetërorë dhe në mënyrë të veçantë privatizimet strategjike mbartin risqe të konsiderueshme me impakt të rëndësishëm në buxhetin e shtetit. Kontrolli i Lartë i Shtetit do të vijojë ndjekjen hap pas hapi të procesit dhe nëpërmjet raporteve të tij, me rezultatet e vlerësimeve të japë siguri të arsyeshme tek Kuvendi i Shqipërisë në lidhje me abuzimet, parregullsitë, korrupsionin apo mashtrimin financiar që mund të kenë shoqëruar këto procese”, thuhet në strategji.  

Audit në Ministrinë e Financave për periudhën 01.01.2017 - 31.12.2017.

Në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë –Drejtoria e Përgjithshme e

Thesarit, për periudhën 01.01.2017-31.12.2017.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për periudhën 01.01.2017-31.12.2017.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për periudhën 01.01.2017-31.12.2017.

Në Ministrinë e Shëndetësisë Projekti “Modernizimi i asistencës sociale”.

Në Ministrinë e Mbrojtjes për periudhën 01.01.2015 - 31.12.2017.

Në Degën e Doganës Tiranë, për periudhën 01.01.2017-31.12.2017.

Audit në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, për periudhën 01.01.2017-31.12.2017.

Në Degën e Doganës Durrës për periudhën 01.01.2017-31.12.2017.

Në Bankën e Shqipërisë për periudhën 01.01.2017 - 31.12.2017.

Në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik për periudhën 01.01.2017 - 30.06.2018.

Në Policinë e Shtetit për periudhën 01.11.2016 - 31.08.2018.

Në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për periudhën 01.09.16-31.07.18.

Në Universitetin Bujqësor, Tiranë për periudhën 01.01.2017-30.06.2018.

Në Shërbimin Kombëtar të Punësimit për periudhën 01.01.2016-30.06.2018

Në Bashkinë Memaliaj për periudhën 01.01.2016 - 31.12.2017

Në Bashkinë Gjirokastër për periudhën 01.08.2015 -31.12.2017.

Në Bashkinë Malësi e Madhe për periudhën 01.01.2016 - 31.12.2017.

Në Bashkinë Has për periudhën 01.01.2016-31.12.2017.

Në Bashkinë Përmet për periudhën 01.01.2016- 31.12.2017.

Në Bashkinë Maliq për periudhën 01.01.2016 -31.12.2017.

Në Bashkinë Dibër për periudhën 01.01.2016 deri me datë 31.12.2017.

Në Agjencinë Trajtimit të Pronave Tiranë, për periudhën 01.07.16-30.04.2017.

Në ZVRPP Shkodër për periudhën 01.07.15-31.07.2018

Në ZVRPP Pogradec për periudhën 01.07.15-31.07.2018

Në ZVRPP Sarandë për periudhën 01.10.2014 -01.03.2018.

Në Inspektoratin e Mjedisit Shkodër për periudhën 01.01.2016 – 30.06.2018.

Në Autoritetin Portual Durrës për periudhën 01.01.2016 deri 31.03.2018

Në Albpetrol për periudhën viti 2017 dhe 7 mujori 2018.

Në Ujësjellës Kanalizime Sarandë për periudhën vitet 2016-2017 dhe 6 mujori i 2018.

Në KESH për sigurinë e digave, për periudhën nga fillimi i projekti deri 6-mujori i 2018.

Në Fondin Shqiptar i Zhvillimit, për Projektin “Punët e komunitetit IV”.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, për periudhën 01.01.2017 – 31.12.2017.

Në Departamentin e Administratës Publike

Në Institutin e Shëndetit Publik Tiranë për periudhën 01.01.2016 - 31.12.2017.

Në Avokaturën e Shtetit për periudhën 01.01.2016 - 31.12.2017.

Në Entin Kombëtar të Banesave për periudhën 01.01.2016-31.03.2018.

Në Spitalin Rajonal për periudhën 01.01.2016 deri 31.03.2018.

Në Ujësjellës Kanalizime Vlorë për periudhën 01.01.2015-31.12.2017.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?