Kreu i PL Ilir Meta, ka komentuar ditën e sotme në një konferencë për media, aksionin e opozitës.
Teksa u pyet nga gazetarët lidhur me mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ditën e sotme nga ku, pavarësisht se opozita do vijojë me mosbindjen civile, kanë dhënë një mesazh që të vazhdohet puna, Meta tha se përpjekjet e opozitës mund ta vendosin Kuvendin në atë që ai e quajti 'binarë' kushtetues.
“Vetëm përpjekjet e fuqishme të mirëkoordinuara të Opozitës mund të rivendosin Parlamentin në “binarët” Kushtetues dhe ta bëjnë një Institucion funksional, që të garantojë llogaridhënien dhe asgjë tjetër”, tha ai.
Meta foli për 5 prioritetet e Partisë së Lirisë, duke u ndalur tek eskportetet.
“Meqënëse jemi tek eksportet, që janë treguesi më I mirë I dobësisë së ekonomisë së vendit tonë dhe I rreziqeve të mëdha për të ardhmen, përsëri duke ju referuar INSTAT, është e qartë se edhe të dhënat më të fundit tregojnë krizën e rënies të pandalshme të eksporteve në krahasim me vitin e kaluar. Rënia e lartë e eksporteve në 8-mujorin e vitit 2024 është treguesi më i qartë i tkurrjes ekonomike në sektorët e prodhimit të të mirave materiale”, tha ai.