Aksioni i policisë për arrestimin e Metës, ja momenti kur agjentët e policisë ecin mbrapsht dhe bllokojnë makinën e kreut të PL (VIDEO)

21 Tetor, 21:34| Përditesimi: 21 Tetor, 22:32

  • Share

 

Kreu i PL ilir Meta u arrestua ditën e sotme me urdhër të SPAK, nga dhjetëra force policore pasi GJKKO caktoi ndaj tij masën arrest me burg në dosjen e lobimit të SHBA dhe CEZ-DIA.

Meta po kthehej nga Kosova kur është ndaluar te Kthesa e Kamzës nga agjentët e operacionales.

Në një vidoe të siguruar nga Report Tv, shihet momenti i arrestimit, kur agjentët e policisë ecin mbrapsht me makinën me të cilën udhëtonin, dalin nga makina me armë në dorë dhe shkojnë për të bllokuar makinën me të cilën udhëtonte Ilir Meta.

 


Lajmi kryesor:

REPORT Tv sjell VIDEON EKSKLUZIVE të arrestimit të Metës! Rezistencë? Nxirret me forcë nga makina! SPAK: Asnjë agjent i BKH në terren, aksioni i bluve


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?