Për gazetarin Lavdrim Lita, aksioni i ndërmarrë nga Rithemelimi përmes kaosit nq Kuvend apo edhe paralajmërimet për mosbindje civile, nuk e ndikojnë aspak qeverinë dhe mazhorancën.
Në “Studio Live” me Arbër Hitajn, në Report Tv, Lita tha se sjellja e Rithemelimit nuk ka asgjë të re, pasi edhe PS në opozitë, sikurse edhe Lulzim Basha disa vite më parë, protestuan njësoj mirëpo kjo formë rezistence nuk dha rezultat.
“Protesta ka bërë edhe PS me djegie gomash, me bllokime. I ka bëre edhe PD me bllokimin e akseve rrugore disa herë. Forma protestash që janë parë. Shumë mirë bën opozita që ndjek këto forma ekstraparlamentare. Por a pëlqehen këto nga qytetarët? A janë të dobishme për qytetarët? Mos po ua nxijmë jetën qytetarëve? Unë nuk mendoj se qeveria kilikoset me këto lloj formash mosbindje civile. Të bllokosh Parlamentin është një gjë dhe të bllokosh rrugën e qytetarëve që duan të shkojnë në punë është një gjë tjetër. Për të parë se a do ketë rezultat duhet të bëhen sondazhe nëse këto forma janë të dobishme për politikën e tyre”, tha drejtuesi i portalit Faktor.al.
Lajmi kryesor:
Shehu del nga ‘rreshti’ i Rithemelimit: Ja pse jam kundër dërgimit në Kushtetuese të marrëveshjes me Italinë! Sherri me Mziun? S’merrem me 'çimka'
B.K/r.k./ReportTv.al