N/ kryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho

Aksioni kundër KÇK-së, Spaho: Saimir Tahiri dhe Ermal Hoxha, janë argumentet se përse PD-ja nuk ka besim

6 Shkurt 2020, 13:37| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 13:43

  • Share

TIRANE-N/ kryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho në një prononcim për mediat nga selia blu pasi ka akuzuar qeverinë, ka dhënë argumentet e tij, se përse nuk kanë besim te aksioni i fundit i policisë së shtetit në luftën kundër KÇK-së, pas miratimit të aktit normativ nga qeveria.

"Edi Rama dhe shërbëtorët e tij si Taulant Balla kanë nisur një strategji të dështuar për të na identifikuar ne me krimin, kur ata vetë ndajnë para dhe pushtet me krimin. Ne nuk jemi njësoj me Edi Ramën. Ne nuk padisim në gjykatë asnjë ligj kundër krimit të organizuar, siç bëri Edi Rama në vitin 2009 me Ligjin Antimafia. Me Vasilika Hysin dhe Etilda Gjonin të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Edi Rama e ankimoi atë në Gjykatën Kushtetuese me shqetësimin se shkelte të drejtat e anëtarëve të krimit të organizuar. Gjatë qeverisë së Partisë Demokratike 285 grupe të strukturuara kriminale, prej të cilave 18 organizatat më të rrezikshme mafioze në vend, shkuan prapa hekurave të burgut.

Sot, në qeverinë e Edi Ramës dhe të Taulant Balles, ata po fitojnë një nga e një lirinë, sepse drejtori i burgut të Edi Ramës dhe Kryetari i Bashkisë së Edi Ramës kanë dalë garantë për sjelljen e mirë të kriminelit të rrezikshëm, që ka blerë vota për Edi Ramën. Ky është shqetësimi i vetëm i Partisë Demokratike, i opozitës dhe i shumicës së shqiptarëve, që nuk beson se banda që është sot në qeveri do të luftojë banditët që ka liruar nga burgjet dhe aq më pak t’u marrë pasuritë e tyre.  Shqiptarët nuk besojnë se Taulant Balla psh do të luftojë pasurinë e mikut të vet trafikant droge, Edmond Bego.

Apo Edi Rama të urdhërojë hetimin e pasurisë së Saimir Tahirit apo Ermal Hoxhës, bashkëpunëtorit të Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë.  Propaganda dhe mashtrime publike nuk e ndryshojnë dot të vërtetën. Edi Rama është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit tendera, koncesione dhe pasuri publike" deklaroi Spaho.

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se akuzat e opozitës nuk janë surprizë, pasi sipas tij, "Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre!Përkundrazi!E kanë ushqyer e janë ushqyer prej tij".

Komento

Komente

  • Selenice: 06/02/2020 21:25

    Ik ore fshatarë Spaho gërdalla

    Përgjigju
  • SPAHO GËRDALLA: 06/02/2020 14:12

    O spaho o gërdalla plak po pse jeni irituar kaq shum o gërdall ? Po pse bëni tërr tërr e mërr mërr gjith ditën ju të pd nuk ju a ka qefi të ket regull e drejtësi se ju përvëlon toka nën këmb nga pislliqet që keni bër. Prandaj dhe lefni pa pushim si ato qent e rugve. Ju ka nxjer lyli që të lefni pa pushim njerëz si ty e si flamuri pa shkop e njerëz si karocjeri gazmend ziu i kuvajës qytetit hero të demokracis. O pika që sju bie o wc publike.

    Përgjigju
  • Miri: 06/02/2020 13:48

    Ikni ore dhe ju legena. Pse nuk flisni per Agron xhafen e fatmir miliarderin apo ju ka zene gojen Fatziu. Ligji kçk duhet te veproje se pari te kta plehra qe kan vjedhur vendin.Ptuuu fare e keqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?