TIRANË- Një ditë pas paralajmërimit të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku se do të hiqen mjetet e paligjshme që transportojnë pasagjerë, brenda pak orëve janë gjobitur 10 subjekte.
Task Forca e Transportit Rrugor në bashkëpunim me Policinë rrugore kanë nisur ditën e sotme aksionin, ku mësohet se 10 subjektet janë gjobitur pasi nuk ishin të pajisur me licencë, ose afati i saj kishte mbaruar.
Aksioni vjen një ditë pasi përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit Publik në vend i kërkuan Ballukut, në mbledhjen që zhvilluan me të, që të ndërhynin për të larguar largonin mjetet e paligjshme. Sipas tyre, konkurrenca e pandershme po dëmtonte operatorët e licencuar të cilët ndodhen në pozitë të vështirë për shkak të fazës së post pandemisë.