Përfaqësuesit e PD-së, Bardh Spahia dhe Luçiano Boçi janë përplasur me policinë në Theth, teksa vijon aksioni për shembjen e objekteve pa leje. Në një moment, shihet teksa Boçi i drejtohet drejtorit të ri të policisë Shkodër, Gentian Berberi duke përdorur fjalë ofenduese si ‘legen’ apo ‘servil’.
“Ore je drejtor a ça je ti? Ti mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë, legen m... E mendove mirë që më preke?
O trim hajde një minutë. Legen! Je edhe i persekutuar ti. Drejtor policie ti, servil i bindur.
Ça është ai drejtor policie, drejtor ai? Ai është legen, hajde këtu. O trim hajde këtu se e ke për detyrë. Ça vjen si cub ti.
Je trim ti. Të kanë frikë Bajrat. Bën trimin me njerëz të thjeshtë ti. Hajde se do ta shohësh, ke mbrojtjen e shtetit ti.”, thotë Boçi.
Lajmi kryesor:
Dita e 6-të e aksionit, IKMT vijon shembjen e objekteve pa leje në Theth! Tensione mes përfaqësueve të PD dhe policisë
Xh.D/ReportTv.al
