Deputeti socialit Erion Braçe e sheh të nevojshëm aksionin në Theth e në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike. Në një intervistë për Report Tv, pavarësisht të gjitha kritiakve për këtë aksion, Braçe thotë se nuk është i shqetësuar sepse ky vend ka nevojë për ligj e rregull. “E ardhmja e Thethit nuk shkon, që kjo është toka ime, ndërtoj unë ça dua”, thotë Braçe duke theksuar se perspektiva e këtij vendi nuk mund të jetë dominimi nga paratë e krimit.
Por ai thekson se banorëve të Thethit u mungonte një plan zhvillimi në letër, në mënyrë që t’u jepeshin modelet se si duhet të ndërtojnë.
“Nuk jam i shqetësuari, sepse unë mendoj që ky vend ka nevojë për ligj, edhe për rregull. Perspektiva dhe e ardhmja e Thethit nuk shkon, që kjo është toka ime, ndërtoj unë ça dua. Apo perspektiva e Thethit nuk mund të jetë dominimi nga paratë e krimit. E ardhmja e Thethit nuk janë ndërtimet si në Sauk e Kamëz, por identiteti natyror dhe historik i tij materializuar në ato kulla unike atje. Atje ka mungesë të një plani zhvillimi në letër, që jepet atyre njerëzve bashkë me modelet e strukturave që ata duhet të ndërtojnë”, thekson Braçe.
Ai ndalet edhe tek zaptimi i hapësirave publike në Tiranë, për të cilat thotë se nuk janë zënë thejsht si vullnet i deisa invidëve se duan të bëjnë biznes për të fituar para, por edhe si vullnet i agjencive të zbatuese në nivel kombëtar dhe në nivel vendor, që janë korruptuar
“Por në krahun tjetër, dhe këtu po vij tani në, në Tiranë. Hapësirat publike këtu nuk janë zënë thjeshtë dhe vetëm si vullnet i disa individëve për të zënë e për të bërë biznes e për të fituar para, e kështu me radhë, po edhe si vullnet i agjencive të zbatuese në nivel kombëtar dhe në nivel vendor, që janë korruptuar. E natyrisht, ky operacion duhet të vlejë jo vetëm për lirimin e hapësirës publike, po edhe pastrimit të agjencive tona ligj zbatuese, që kanë janë marrë drejtpërdrejt me territorin”, shprehet Braçe për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Siguria ushqimore/ Braçe për Report Tv: Jo vetëm AKU-së, vetting gjithë inspektorateve, deri te Tatimet e Dogana! Mandat të kufizuar për drejtorët (VIDEO)
SI.E./S.B/ReportTv.al