Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani i ftuar në Report Tv komenton aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Shabani thotë se nuk mund të mbrojmë paligjshmërinë, por thekson se fillimisht duhet zgjidhur problemi i lejeve korruptive.
“E kuptoj që këtu shpesh ka një debat, që e parë nga jashtë është kollaj për të kuptuar që ne nuk mund të mbrojmë paligjshmërinë e ndërtimet pa leje. Pyetja që shtrohet është kush i jep lejet, si jepen lejet për zhvillim. Shpesh lejet jepen në shkelje të harmonisë publike, urbanistikës, kundër interesave të komunitetit. Kam parë në Tiranë pallate me leje që i hipin sipër pallatit përballë, i hipin te ballkoni, i marrin dritën, hapësirat e përbashkëta. Ne nuk mund ta marrim mungesën e lejeve si etalonin e drejtësisë, shpesh sepse lejet jepen më mënyrë korruptive me lidhje politike, apo me para, ata që marrin jetën në fakt janë ata që i bëjnë me tepër dëm shoqërisë. S’do jem kurrë në mbrojtje të paligjshmërisë, por nuk mund të mos flas për faktin që ne na duhet të shohim dhe të eliminojmë korrupsionin në dhënien e lejeve. Duhet të kemi plane zhvillimore, urbanistike, publike, transparente. PA ZGJIDHUR këtë nuk mund të merremi me ata që ndërtojnë pa leje, nuk duhen inkurajuar, por si fillim na duhet që lejet të mos jenë produkt i korrupsionit dhe i lidhjeve politike”, tha Shabani.
Lajmi kryesor:
Si nisi ‘përplasja’? Shabani ‘qetëson’ Lapajn: Mandati t’i shkojë listës së hapur! Gabimi që solli ‘hakmarrjen’ e Kordhonit
SI.E./A.A/ReportTv.al
