Pastrimi i lumenjve

Sociale

Aksioni/ Nis puna për pastrimin e 3 lumenjve, Veliaj: Si milingona, punë në verë para dimrit

5 Gusht 2018, 09:53| Përditesimi: 5 Gusht 2018, 09:57

  • Share

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për pastrimin e tre lumenjve të kryeqytetit: Lanën, Erzenin dhe Lumin e Tiranës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale.

Si milingona, punë në verë para dimrit. Po pastrojmë gjithë shtratin e Lanës përpara shirave të vjeshtës! Është më e pastër se 3 vite më parë, por sërish duhet t’i trajtojmë me kujdes 3 lumenjtë e qytetit – Lanën, Erzenin dhe Lumin e Tiranës!

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës

Masat e marra që në verë për pastrimin e shtratit të lumenjve kanë bërë që dy vitet e fundit Tirana të shpëtojë nga përmbytjet.

(Aksioni i pastrimit të lumenjve)

Komento

Komente

  • qaf thona: 05/08/2018 11:08

    noj zgjerim edhe riveshje me pllaka betonido ket kjo lane .... se eshte si nje vije m**i qe behet ne fshat ne banjot e jashtme. pllaka betoni me hekra 16 del yll

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?