Kryetari i PD, Lulzim Basha me aleatët

Aksioni opozitar nesër në parlament, Basha mbledh aleatët në selinë blu

9 Maj 2018, 21:33| Përditesimi: 9 Maj 2018, 21:46

  • Share

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me aleatët opozitarë parlamentarë. Takimi ka nisur në orën 19:30 minuta në selinë blu dhe zgjati për rreth 60 minuta. Në takim ishin kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Vangjel Dule.

Qëllimi i takimit ishte rakordimi për aksionin opozitar  nesër në parlament, por edhe në ditët në vijim nisur nga zhvillimet e fundit. Burime nga ky takim bëjnë të ditur për Report Tv se Basha është shprehur se beteja e opozitës do të vazhdojë deri në pastrimin e Shqipërisë nga krimi.

Nesër në parlament fokusi do te jete në atë që opozita e cilëson si kapje të drejtësisë nga qeveria, referuar këtu shkarkimit te Hajdarmataj nga kreu i Krimeve të Rënda. Sot u shkarkua drejtuesi i prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj,  ndërsa Basha akuzoi se kjo erdhi pas urdhrit të Ramës për Arta Markun, të cilën e paralajmëroi se do të mbajë përgjegjësi personale.

 

Komento

Komente

  • Hahahahahaaaaaaaaaaaaaa: 09/05/2018 23:39

    Nja bande qe ta shpif kur i sheh.Hajdute vrases, injorante trafikante. Fytyrat me te urryera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?