Aksioni opozitar/ Haklaj: Berisha s’mund të krijojë dot parti të re se shpallet organizatë terroriste! Burimi: Opozita s’ka asgjë të humbë

20 Tetor 2023, 18:09| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 19:46

  • Share

Radikalizmi i aksionit politika opozitar të deputetëve të grupimit Berisha-Bardhi ishin në qendër të diskutimeve në emisionin ‘Studion Live’ në Report Tv.

Azgan Haklaj, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, tha për gazetarin Arbër Hitaj, se sjellja e djeshme e deputetëve të Rithemelimit ishin të turpshme. Sipas Haklajt, Berisha kërkon që të radikalozojë qëndrimet e tij me qëllim që të kërcënojë SPAK-un. Haklaj shtoi me tej Berisha s’mund të krijojë do të një parti të rejë, pasi do t’i shpallet organizatë terroriste.

‘Skena politike kanë rënë dakord me PS-në. Kërkon që të radikalizojë qëndrimin politik. Ne pamë skena të turpshme në Parlamentin e Shqipërisë. Ishte një veprim rutinë. Berisha nëpërmjet këtij radikalizmi duhet të kërcënojë SPAK-un. Berisha s’ka qëllim të rrëzojë Edi Ramën apo të krijojë parti të re, sepse e di që nëse do ta krijojë do të shpallet organizate terroriste. PD i ka dalë edhe nga pengmarrja. Berisha i bën presion SPAK, greva është për t’i bërë atentat PD-së. Sa herë ka pasur probleme në Kosovë, Berisha është përpjekur që të destabilizojë situatën në Shqipëri. I ka hequr embadrgon Milloshviçit.’- tha Haklaj

Ndërsa analisti, Genc Burimi tha se opozita po ndërmerr këtë aksion pasi nuk ka asgjë për të humbur.

‘Kjo që po ndodh e shoh si rezultat i një opozitë që nuk asgjë që të humbasë.  Vendimi i amerikanëve vlen për amerikanët dhe jo për Shqipërinë.  Në kohë e Bashës u provua braktisja e Kuvendit, nuk funksionoi. Bardhi bashkë me Berishën, kanë menduar se sa më shumë thellohet vënia në dorë e qeverisë nga Rama, aq më pak kjo opozitë përfillet nga shqiptarët. Janë metoda që përdoren dhe në perëndim dhe në lindje. Do eci apo nuk do të eci është tjetër. Është një metodë re nga një opozitë që nuk ka asgjë për të humbur.’- tha Burimi.

Gazetari Gëzim Saliu, u shpreh se ky aksion i opozitës nuk do të sjellë asnjë rezultat konkret, pasi kërkohet që të rrisë kredibilitetin.

‘Agresionet e fuqishme i kemi parë edhe me Bashën. Basha nuk është shquar për aksion të zbutura apo ndërmarrje nismash në Kuvend, shkuam deri në djegien e mandateve. Ajo e djeshmja ishte një cliche që ka ndodhur shumë herë më parë. Aksioni pozitiv i opozitës do të ishin edhe protesta. Aktualisht duhet të nënvizojmë se opozitës i janë mohuar tre komisione hetimore. Këto aksion nuk do të sjellin asnjë rezultat në atë që kërkon opozita, pasi kërkohet rritja e kredibilitetit nga opozita. Ajo që ndikon tek aksioni politik është mënyra sesi po i drejtohet aksionit politik.’- u shpreh Saliu.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?