Politikë

Aksioni opozitar, LSI mbledh Kryesinë: Ndjekim PD-në

5 Nëntor 2019, 21:58| Përditesimi: 5 Nëntor 2019, 22:03

  • Share

Këtë të martë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka mbledhur grupin parlamentar. Në përfundim të mbledhjes së kryesisë u vendos dy pika kryesore me të cilat LSI do të veprojë në vijim.

Vendimet janë marrë në lidhje me aksionin opozitar dhe punën për Komisionin për Reformën Zgjedhore.

Kryesia e LSI vendosi vijimin e aksionit opozitar dhe koordinimin së bashku me Partinë Demokratike, si dhe mbështetjen e plotë për punën e komisionit për reformën zgjedhore të opozitës së bashkuar.

Ndërkohë nga ana tjetër Partia Demokratike, ka vijuar me nismën e saj "Rrugëtimin për Shqipërinë” ku ditën e sotme kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha është ndalur në qytetin e Korçës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?