Punonjesit e UKT

Sociale

Aksioni për lidhjet e paligjshme të ujit, ndiqen penalisht abuzuesit në Tiranë

28 Maj 2018, 15:05| Përditesimi: 28 Maj 2018, 15:07

  • Share

TIRANE-Vijon aksioni për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit në kryeqytet, fokusi i 4 grupeve Task Force që mbrëmjen e djeshme kanë qenë linjat kryesore të transmetimit që kalojnë në zonën e Lanabregasit.

Aktualisht janë identifikuar dy lidhje të kryera në tubacionet kryesore të furnizimit me ujë, njëra prej të cilave nga një subjekt familjar. Me mbështetjen e Policisë së Shtetit po kryhen të gjitha procedurat e nevojshme për ndjekjen penale të rastit flagrant të vjedhjes së ujit të pijshëm.

Në zonën e Lanabregasit kalojnë tubacione kryesore të furnizimit me ujë, në të cilat dyshohet se mund të ndodhë dhe mbushja e boteve të ujit, për tu shitur pastaj tek qytetarët në mënyrë abuzive.

Për kryerjen e këtij aksioni nismës së Ujësjellësit i është ofruar edhe mbështetja e Policisë së Shtetit. Deri tani janë kryer 23 010 verifikime në terren, të fokusuar kryesisht në linjat e furnizimit me ujë, debi të mundshme të akumuluara si dhe mënjanimin e ndërhyrjeve në ujëmatës, ndërkohë që numri i të shoqëruarve ka mbërritur në 53 konsumatorë kryesisht privatë

Komento

Komente

  • robi: 28/05/2018 17:17

    mire ne tirane qe punohet po ne Durres linjat e ujsjellsit jane lene ne dore te vandaleve. ne ish fermen e sukthit njerzit tek lagja Qender kane vite qe nuk paguajne ujin , jane pa kontrate dhe japin leket ne dore te faturuesit, kjo eshte reforme,,,,,,,bile kane nga 2 linja,,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?