Bashkia Shkodër ka zbritur në terren në prishjen e gardheve dhe mureve rrethuese që pengonin hyrjen jo vetëm të banorëve në pallat por edhe të mjeteve zjarrfikëse pranë pallateve tek kryqëzimi i spitalit.
Fadromet e IMT të Bashkisë Shkodër, Policia Bashkiake dhe Ndërmarrja e Shërbimeve Publike janë bërë pjesë e këtij aksioni që ka nisur sot me lirimin e e këtyre hapësirave të komunitetit.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci në një postim në rrjetet sociale ka bërë publike edhe hartën me 41 pikat kritike që janë në evidentuar në qytetin e Shkodrës, të vendosura prej 30 vitesh dhe rrezikojnë jetën e banorëve në raste të rrezikut nga zjarri pasi është e pamundur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikësve nga shtesat, avllitë apo edhe gardhe të ndërtuara në vite.
“41 pika kritike janë identifikuar në qytet, ku ndërtime të ngritura prej mbi 30 vitesh bllokojnë hyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Sot strukturat e Bashkisë ndërhynë në njërën prej tyre, pranë kryqëzimit të spitaleve, ku jo vetëm që mungonte hapësira për raste emergjente, por edhe banorët hasnin vështirësi në qarkullim.
Paralelisht me lirimin e hapësirave publike do të vijojnë ndërhyrjet edhe në këto zona problematike, për t’i çliruar dhe për të shmangur çdo rrezik për qytetarët.”, thekson Beci.
Komente

Shihe edhe perashin. Ke nji pastiqeri aty perballe shkolles ndertimit qe ka xan tan trotuarin. Apo nuk e ke pa hala.
Përgjigju