Politikë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, kryeministri Rama: Ecim, për të sjellë Rilindjen Urbane 2.0 (VIDEO)

14 Shtator, 16:07| Përditesimi: 14 Shtator, 16:25

  • Share

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe shembjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë e në zona të tjera të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook video nga shembja e një biznesi që kanë zaptuar trotuare e hapësira publike.

‘Ecim, për të sjellë Rilindjen Urbane 2.0’, shkruan Rama.

Ky aksion vijon që prej muajit korrik kur dhe nisi në të gjithë vendin, për të liruar hapësirat publike të zaptuara nga shtesat e lokaleve, me çadra dhe struktura metalike.

 

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?