Politikë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, kryeministri Rama: S’ka pushim (VIDEO)

5 Shtator, 16:47| Përditesimi: 5 Shtator, 16:55

  • Share

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një video në rrjetet sociale nga prishja e ndërtimeve pa leje tek Rruga e Kavajës.

‘S’ka pushim’, shkruan Rama.

Për lirimin e hapësirave publike, pronarëve të subjekteve u është lënë koha e nevojshme për heqje vullnetare. Ndërsa ata që nuk i janë bindur urdhrit, kanë ndërhyrë forcat e IMT për të shembur strukturat pa leje.

Ndërkohë që për vendosjen e karrigeve, Kryeministri Rama njoftoi pak ditë më parë se shumë shpejt do të ketë rregulla të reja.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?