Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të reja nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shqipëri.
Në një postim të radhës në Facebook, kreu i qeverisë publikon momente nga çmontimi i vetratave të lokaleve, tavolinave, lokaleve dhe xhamave rrethues.
Me një fjalë të vetme “Ecim” ai ka përshkruar rezultatin në vijim të këtij aksioni kombëtar, ndërsa edhe më herët ka paralajmëruar Rilindjen Urbane 2.0 që do shoqërohet me kontrollin e territorit, shembjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e të gjitha hapësirave publike.
Pjesa më e madhe e pronarëve të subjekteve po i shkulin me iniciativë ndërtimet që kanë bërë mbi hapësirat publike.
Komente

PO VILEN TENDE NE KSAMIL PSE NUK E PRISH APO ATE E BERE ME LETRA NDERSA NJERZIT KANE NGA 20 VITE DHE AKOMA NUK UA JEPNI CERTIFIKATEN E PRONESISE SHTET BASTARD QE I RROPET PER SE GJALLI QYTETARET PO ASGJE SKENI PER TE GEZUAR DO RROJME E DO TJU SHIKOJME .
Përgjigju