Politikë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike shtrihet dhe në Kombinat/ Nënkryetari Sulaj: Do rikthehen në shërbim të komunitetit

19 Gusht, 14:06| Përditesimi: 19 Gusht, 15:43

  • Share

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës nisi sot aksionin në zonën e Kombinatit për lirimin e hapësirave publike, të uzurpuara prej kohësh nga subjektet private. Aksioni u zhvillua përgjatë rrugës kryesore nga “Misto Mame” deri në kthesën e Vaqarrit dhe u ndoq nga afër nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, si dhe drejtori i Kontrollit të Territorit në IMT, Klajdi Meçi.

Nënkryetari Sulaj tha se ndërhyrja vjen pas një numri të madh ankesash nga banorët dhe është pjesë e një plani afatgjatë për rikthimin e hapësirave publike

“Ajo për të cilën jemi sot në Kombinat është sepse kemi një numër shumë të madh ankesash nga qytetarët, për lulishten kryesore të Kombinatit e cila është zënë me karrige, vazo, me kangjella, është parcelizuar në disa raste. Ajo për të cilën sigurojmë të gjithë qytetarët është se ky nuk është një aksion që ka nisur për dy muaj dhe mbaron. Është një aksion i cili ka nisur dhe do zgjasë për katër vite. Hapësirat publike janë të qytetarëve, janë të njerëzve, janë të fëmijëve dhe ajo që do bëjmë në Kombinat është që kjo lulishte, e cila është lulishtja kryesore, ne brenda dy ditëve do e lirojmë dhe do e kthejmë atë në një park, bashkë me të gjithë drejtoritë përkatëse të Bashkisë”, theksoi Nënkryetari Blendi Sulaj.

Nga verifikimet e kryera në terren, problematika kryesore lidhet me lulishten qendrore të Kombinatit, përgjatë rrugës kryesore nga “Misto Mame” deri në kthesën e Vaqarrit.  Bashkia e Tiranës po vijon aksionet në lagje të ndryshme të kryeqytetit, me synim rikthimin e hapësirave publike për qytetarët dhe pastrimin e inerteve pas demolimit të strukturave të paligjshme.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Monda: 19/08/2025 14:48

    Kur ju ti ktheni lulishten ne parqe per femijete pleqet do tju them brravo por nuk e besoj persa lulishtja kthehet ne treg privat dhe mer qira nuk besoj kur lulishtja qe une si qytetare paguaj taksat dhe betonizohet nga lokali cfare te themi .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?