Jorida Tabaku

Politikë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Skenar i përsëritur, kemi nevojë për një reformë tërësore të kontrollit të territorit

10 Korrik, 10:50| Përditesimi: 10 Korrik, 11:08

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me aksionin e fundit kundër informalitetit dhe zënies së hapësirave publike të ndërmarrë nga Kryeministri Edi Rama. Tabaku e cilëson këtë nismë si një përsëritje të skenareve të vjetër, duke vënë në dukje se të njëjtat aksione janë ndërmarrë periodikisht gjatë viteve 2013, 2015, 2017, 2019 dhe 2021, gjithnjë pak pas zgjedhjeve.

“Përgjegjësia për situatën aktuale bie drejtpërdrejt mbi qeverinë që ka dhënë lejet dhe që nuk ka kontrolluar territorin,” deklaroi Tabaku.

Ajo shtoi se sa herë që ka zgjedhje, qytetarëve u jepet liri e plotë për të ndërtuar, ndërsa sapo mbarojnë zgjedhjet, ato ndëshkohen dhe bëhen objekt i aksioneve të ashpra. Deputetja theksoi nevojën urgjente për reforma të plota dhe tërësore në kontrollin e territorit, si dhe për një reformë të plotë në vlerësimin e pronës, duke kërkuar drejtësi për pronarët dhe një rol më të fuqishëm të pushtetit lokal.

“Cili mban përgjegjësi për zënien e hapësirave publike, për dhënien e lejes, për mungesën e kontrollit të territorit. Sa herë që ka zgjedhje iu thonë qytetarëve ndërtoni se jeni të lirë dhe sa përfundojnë, bëhen kamzhiku në kokën e tyre. Sot Shqipëria ka nevojë për një reformë tërësore në kontrollin e territorit që ka dalë jashtë kontrollit, për një reformë tërësore edhe për vlerësimin e pronës, për dhënien të drejtë të pronarit që të bëjë rregullime të vogla”, tha Tabaku.

“Sot Shqipëria ndodhet në një udhëkryq, dhe kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e arrogancës së pushtetit që reflektohet në mënyrën se si menaxhohen këto aksione dhe territori në tërësi,” përfundoi ajo.

Tabaku e konsideroi qeverinë aktuale si të vetmin përgjegjës për gjendjen e krijuar, duke theksuar se Kryeministri Rama nuk po bën asgjë më shumë sesa përsërit retorikën politike që ka përdorur gjatë 12 viteve të fundit.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 10/07/2025 12:42

    Ehhh moj sorre nuk te degjuam nje here te japesh ndonje alternative por vetem te tregosh se je nje laraske .Pika ishalla kur flasin dhe hajdutet .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?