Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje, është shtrirë edhe në zonën turistike të Shëngjinit në Lezhë.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet në rrjetet sociale nga ky aksion, ku shfaqen dhjetëra biznese që po heqin vullnetarisht objektet e ndërtuara në hapësira publike.
“Ecim, pa ndalim! Shëngjin”, shkruan Rama në Facebook.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur prej muajit korrik në të gjithë vendin. Strukturat metalike dhe çadrat e lokaleve, që kishin zaptuar territor publik, janë çmontuar për të bërë të mundur krijimin e hapësirës publike për qytetarët.
Komente
