Sociale

Aksioni për ndërtimet pa leje, Havari në ‘Frontline’: Të bëhej para 11 majit! Softa: Janë zaptuar prona publike! Valteri: Duhet të ndalohet kjo babëzi

10 Korrik, 22:16| Përditesimi: 10 Korrik, 23:03

  • Share

Prej disa ditësh në vend po vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, ish- drejtues i Lartë i Policisë së Shtetit, Mithat Havari tha se ky aksion duhet që të bëhej para 11 majit. Sipas tij, ndërtimet pa leje tregojnë se nuk ka pasur funksionim të pushtetit lokal.

‘Ky nuk është një sukses për qeverinë e Ramës, sepse ka 12 vite në pushtet. Zgjedhja që bëri të bënë të dyshosh për trimëri, sepse pse se bëri këtë gjë para zgjedhjeve. Po kjo që ndodhi që njerëzit kanë paguar lekë taksa dhe ti bënë atë cubin me qytetarët. Unë e konsiderojë një veprim jo të mirë. Vazhdon akoma historia e ndërtimeve të paligjshme dhe prishjes me bum të madhe. Kjo është humbje sepse administrata nuk ka funksionuar që ka shkuar deri këtu’, tha ai.

Eksperti për Sigurinë Fatjon Softa, tha se këto aksione duhet që të bëhen, pasi sipas tij në Tiranë janë zaptuar pronat private.

‘Pronat publike në disa zona në Tiranë janë zaptuar. Ai që do të marr një leje se merr dot. Tirana ka po ato rrugë që kemi trashëguar para viteve ‘90. Sot s’ka një rrugë të re. Se di si një inspektor i bashkisë nuk sheh element e sigurisë, të gjithë dyert lokalet i kanë bërë me xhamë që i hapin nga jashtë, biçikletat janë vendosur në rrugë dhe nuk kalon dot. Nëse bashkia do të kishte hapur rrugë alternative do të ishte më e lehtë’, tha ai.

Anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Halit Valteri tha se ndërtimet pa leje duhet që të ndalen dhe njerëzit të ndërgjegjësohen që të mos zaptojnë më hapësirat publike.

‘Duhet që të ketë një sistemin. Tek Delijorgji është vendosur që karriget të jenë në rresht dhe tendat bëjini një ngjyrë dhe njerëzit të mos pengohen kur të kalojnë. Ky aksionin nuk është për të shkulur një tendë dhe për të lënë një tjetër, por për të liruar hapësirat publike. ky aksion duhet që të përshkallëzohet dhe të ndërgjegjësohen vetë njerëzit që të mos të ketë makutëri. Por të respektojnë territorin dhe të mos ta ndosin këtë vend ku hyjnë mijëra turistë’, tha ai.

Për Ibsen Elezin prishja e ndërtimeve pa leje s’duhej që të bëhej brenda 1 dite. Sipas tij, strukturat vendore duhet që të marrin përgjegjësi.

‘Strukturat të njësive vendore dhe qendrore janë struktura që kanë përgjegjësi pse ka arritur deri këtu kjo situatë. Pra duhet që të ketë përgjegjësi penale dhe administrative. Në 10 raste 3 janë persona që nuk e meritojnë këtë goditje në ekstrem. Është edhe sezon turistikë. Nuk mund të bëhet ky aksion kështu menjëherë në një ditë, sepse shteti nuk duhet që ta lejonte këtë situatë deri këtu’, tha ai.

Ora 22:52
Aksioni për ndërtimet pa leje, avokati Edmond Petraj: Përgjegjës pushteti lokal, shkelësit e ligjit para drejtësisë

Avokati Edmond Petraj, teksa komentoi aksionin për ndërtimet pa leje, tha se përgjegjësia është e pushtetit lokal. Petraj deklaroi se ata persona që kanë shkelur ligjin duke zaptuar hapësirat publike duhet që të vihen para drejtësisë. 

‘Çdo bashki ka rregullore të posaçme për hapësirat publike. Janë vet këta që e kanë bërë lëmsh ligjin dhe sot i kërkojnë llogari. Rama ka ndërhyrë në kompetencat e pushtetit lokal dhe këtë ai nuk duhet që ta bënte. Në Shqipëri goditet investitori dhe i thuhet çohu dhe ik.

Rama sot ka fuqi absolute sepse ka marr një numër të lart mandatesh dhe me fillimin e sezonit të ri parlamentar mund të bëjë çfarë të dojë. Ata që kanë qenë me leje të përkohshme apo sezonale nga pushteti lokal që i janë dëmtuar subjektet duhet që të kërkojnë dëmshpërblim nga pushteti vendor. Ka edhe abuzime, ai mund të ketë marr leje për 5 tavolina dhe ka vendosur 10. Por çdo gjë duhet që të evidentohet, ata që kanë shkelur ligjin mund të paditen ose t’i kërkohet zbatueshmëri ligjore’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?