Politikë

Aksioni për ndërtimet pa leje, Zaloshnja: Nisi pa bërë paketën e territorit! Meçaj: I nevojshëm, të ngritura mbi korrupsion! Sefa: Dëmtohet turizmi

22 Korrik, 22:23| Përditesimi: 23 Korrik, 07:13

  • Share

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje ka qenë në fokus të emisionit ‘Repolitix’ në Report Tv mbrëmjen e sotme.

Për analistin Eduard Zaloshnja, spastrimi nga ndërtimet pa leje nisi pa bërë një paketë territori. Ai tha se ky aksion nisi edhe në para disa vitesh dhe më pas u ndërpre.

‘Bashkia e Tiranës që ka një rregullore se sa për qind të trotuarit mund të zënë tavolinat në kafene. Kur u vendos ajo u spastruan trotuaret dhe njerëzit mund të ecnin lirshëm. Rregulli ka qenë dhe është në fuqi thjeshtë nuk është zbatuar. S’ka ndonjë ligj urbanistikë që thotë meqënese ke kafene në katin e parë duhet që të bësh një strukturë metalike. Tani prap janë duke u spastruar, tavolinat do të hiqen që të lihet hapësirë për këmbësorët. Do bëhet edhe një paketë e thellë për rregullimin e territorit në shtator. Pra nisi spastrimi pa bërë paketën e territorit’, tha ai. 

Analisti Arben Meçe, tha se ky aksion është i nevojshëm pasi po prishen ndërtime të ngritura mbi korrupsion.

‘Para disa muajsh Rama bëri revolucion të madh në PS dhe u pa që Rama po futet me një frymë të re. Kur u prishën ndërtimet pa leje kur erdhi Rama, po Berisha pse lejoi që të bëhen ndërtime, dhe sot themi po Rama pse i lejoi që të shkelin njerëzit ligjin dhe të bënin ndërtime. Po shumë nga këto ndërtime që po prishen sot janë me leje dhe megjithatë Rama po del kundër të gjithëve. A duhet që Shqipëria të aplikojë demokracinë e pastër apo mos ndoshta nuk jemi të përgatitur për një gjë të tillë. A kemi pushtet lokal, jo është i korruptuar totalisht, a kemi polici, është e korruptuar e gjithë. Po Rama do i çojë deri në fund prishjet, edhe me dhun’, tha ai.

Avokati Indrit Sefa, tha se ky aksion nuk duhet që të bëhej në këtë periudhë pasi është sezon veror dhe dëmtohet turizmi.

‘Rama i është kthyer pasionit të tij që të jetë kryetra bashkie dhe merret me këto punë sepse i ka mbaruar të gjitha punët e tjera. Në këtë periudhë që është edhe piku i sezonit thotë duhet ta heqim këtë karrige. I ka arritur të gjitha objektivat që ka pasur dhe do të merret me diçka që ka pasion që ta bëjë. Jam dakord i ka transformuar qytetet, të themi disa gjëra, i dha një imazh tjetër, por sa ishte kosto, edhe opozita me këtë duhet që të merret. Ai është votuar për të çuar vizionin e tij para, por problemi është se adrenalina më e madhe që ka ai është ca e ke këtë hiqe dhe ata e heqin’, tha ai.

Gazetari Flogert Muça, tregoi disa nga arsyet që sipas tij, aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje është ndërmarrë në këtë periudhë.

‘Unë mendoj se nuk është rilindja urbane 2.0 por e administratës kjo që po ndodh sot. Nga lindi i gjithë problemi që Rama ka identifikuar është administrata lokale që zgjidhjen ja dha më një të rënë të lapsit që tha të gjithë në shtëpi dhe pasojat janë këto ndërtime paq leje bllokime trotuaresh, kjo që ne jemi mësuar. Ai ka vendosur që ta marr këtë aksion në këtë moment për disa arsye. E para është se të tilla aksione nuk janë populiste, kjo është arsyeja që u bë pas zgjedhjeve. Nuk është rilindje urbane sepse ne ligjet i kemi dhe thjeshtë duhet që të zbatohen. Për mua duhet rilindja e fshatit, jo urbane sepse çdo qytet e ka një qendër dhe pedonale. E dyta ka të bëjë me turizmin, dhe tjetra është konteksti, po shkon drejt BE që ka të bëjë me menaxhimin e territorit të ujit dhe të barnave. Ajo që i bashkon të gjitha është fuqia që ai ka në këtë moment pas zgjedhjeve dhe rruga drejt BE', tha ai. 

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?