Ekonomi

Mbyllet faza e parë e aksionit për sigurinë ushqimore, Tatimet: 103 ton mallra të bllokuara në 20 ditë

3 Gusht, 09:45| Përditesimi: 3 Gusht, 14:38

  • Share

TIRANË- Drejtoria e Tatimeve njofton se është mbyllur faza e parë e kontrollit të bizneseve që tregojnë produkte bujqësore dhe blegtorale, që kishte si objektiv të verifikonte nëse mallrat shoqëroheshin apo jo me faturë.

Brenda 20 ditëve janë bërë 238 kontrolle në tregjet me shumicë, pika grumbullimi dhe përpunimi në të 12 qarqet e vendit dhe në total janë bllokuar 103 ton produkte bujqësore dhe blegtorale që po shiteshin pa faturë, si qumësht, djathë, mish, domate e fruta të ndryshme.

Kontrollet më të mëdha janë zhvilluar në Tiranë, ndërkohë tatimet njoftojnë se një tjetër fazë monitorimi do të nisë po për të njëjtat subjekte.

“Përfundon faza e parë në terren, në kuadër të përpjekjes së vazhdueshme të forcimit të ligjshmërisë fiskale në sektorin e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Nis faza e dytë e monitorimit, që synon të verifikojë në vazhdimësi shoqërimin e produkteve me faturë tatimore.

 Qëllimi është i qartë: Formalizim i tregut, rritje e sigurisë ushqimore dhe mbrojtje e konsumatorit!  Zero Tolerancë ndaj subjekteve, pjesë e zinxhirit të tregut të produkteve bujqësore dhe blegtorale, që nuk respektojnë ligjin”, shkruajnë Tatimet.

Kjo fazë e dytë do të jetë me bazë risku e hetime të thelluara, që përqendrohet tek subjektet që janë konstatuar me probleme gjatë kontrolleve në terren, pasi nuk shoqëronin produktet me faturë tatimore të fiskalizuar.

Aksioni i tatimeve nisi më 14 korrik, pas një fushate 1 javore sensibilizimi ku ju bë thirrje subjekteve që të lëshonin fatura për çdo produkt bujqësor dhe blegtoral që tregtonin. Sipas administratës tatimore shoqërimi me faturë i produkteve përveçse është detyrim ligjor bën, siguron edhe gjurmueshmëri nga prodhuesi tek konsumatori, çka rrit edhe sigurinë ushqimore.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jorgua: 03/08/2025 21:23

    Puna bëhet me program dhe plan të detajuar e të miratuar,çdo ditë,javë e muaj dhe jo me faza e aksione. Po pagën si e marrin,me faza e aksione?!!! Prandaj jemi në këto kushte skandaloze,në veçanti për sigurinë ushqimore.

    Përgjigju
  • EriEri: 03/08/2025 13:17

    Loni nuk thua shyqyr kontrollit, po jo me aksione. Se nuk futesh dot ne spitali se tmerrohesh nga semundja e tmerrshme kancerit.

    Përgjigju
  • Alb: 03/08/2025 10:42

    103 ton per 20 dite. per ta shqiptaret po vdesin prej kancerit

    Përgjigju
  • loni: 03/08/2025 10:13

    Aksion në çdo drejtim...!!! Ku ishit më parë apo kishit aksion për të vjedhur...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?