Tatimet kontroll në biznesin në Tiranë

Ekonomi

Aksioni për sigurinë ushqimore/ Tatimet gjobisin subjektin në Tiranë, fshehu 810 mijë euro të ardhura në mbi 3 vjet

25 Gusht, 08:23| Përditesimi: 25 Gusht, 08:29

  • Share

Administrata Tatimore vijon aksionin për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore e blektorale në vend. 

Nga inspektimet në Tiranë, u konstatua dhe gjobit një biznes që tregton produkte dhe nënprodukte mishi, që për një periudhë 3 vite e gjysmë ka fshehur të ardhura në vlerën 810 mijë euro. Gjatë kontrollit, Task Forca e Terrenit konstatoi edhe mallra pa faturë. 

Sipas Tatimeve, shuma u zbuluar pas analizës së pajisjes elektronike DVR, që biznesi e përdorte në mënyrë të paligjshme duke kryer evazionin fiskal në vitet 2022-2025.

"Administrata Tatimore vijon aksionin për formalizimin e tregtisë së produkteve bujqësore e blegtorale në çdo cep të vendit. Në Tiranë, një biznes që tregton produkte dhe nënprodukte mishi, por jo vetëm, u kap me 810 mijë € të ardhura të fshehura për 3 vite e gjysmë dhe mall pa faturë. U bëjmë thirrje bizneseve të zbatojnë ligjin, për të shmangur penalitetet që vijnë si pasojë e moszbatimit të tij.", thonë Tatimet. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?