Foto ilustruese

Ekonomi

Aksioni për sigurinë ushqimore/ Tatimet: Në 3 ditë bllokuam 20 ton mallra, i nevojshëm formalizimi i sektorit

17 Korrik, 09:36| Përditesimi: 17 Korrik, 10:12

  • Share

Në tre ditë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka inspektuar 87 subjekte dhe ka bllokuar 20 ton mallra në kuadër të aksioni për sigurinë ushqimore. Tatimet bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë, duke theksuar se rezultatet e tre ditëve të para të këtij aksioni, tregojnë nevojën për formalizimin e plotë të sektorit.

“Vazhdon me intensitet aksioni për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale, nga strukturat e Administratës Tatimore dhe Ministrisë së Bujqësisë. Rezultatet e 3 ditëve të para tregojnë qartë nevojën për formalizimin e plotë të këtij sektori, si një garanci për cilësinë, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.", thekson drejtoria e Tatimeve. 

Apelon tatimpaguesit që të zbatojnë ligjin duke lëshuar faturat fiskale. 

"Ftojmë të gjithë tatimpaguesit të zbatojnë ligjin duke lëshuar faturë fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, për të siguruar gjurmueshmëri dhe transparencë nga prodhuesi te konsumatori.”, thuhet më tej në reagim. 

Aksioni, që synon gjurmueshmërinë e produkteve për të garantuar sigurinë ushqimore, vjen pas ultimatumit të kryeministrit Rama. Sipas qeverisë, duke u kryer i gjithë qarkullimi i produkteve me faturë, do të jetë më e lehtë të identifikohen ato subjekte apo fermerë që cenojnë sigurinë ushqimore, pasi fatura zbardh origjinën e produktit.

 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?