Aksioni te Unaza e Re/ Kryemadhi: Gazi lotsjellës dhe dhuna do paguhen një ditë! Rama po na provokon sërish (VIDEO)

13 Nëntor 2019, 19:54| Përditesimi: 13 Nëntor 2019, 20:33

  • Share

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga SHBA-ja ku ndodhet në një vizitë u ka dërguar një mesazh banorëve të Unazës së Re që të rezistojnë 'përballë terrorit dhe dhunës së ushtruar nga Edi Rama'. Kryemadhi shprehet se gazi lotsjellës dhe dhuna që përdori policia shqiptare ndaj grave dhe fëmijëve të Unazës së Re, jo vetëm që është kriminale, por një ditë do të paguhet mirë dhe do të dalin përballë drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime ndaj njerëzimit. Gjithashtu drejtuesja e LSI-së akuzon kryeministrin Edi Rama se po vijon që të provokojë opozitën shqiptare.

"Jam në mbështetje të plotë të banorëve të Unazës së Re. Dhuna dhe terrori i ushtruar nga Edi Rama dhe falangat e tij të krimit, të cilat kanë kapur Policinë e Shtetit dhe të gjitha instrumentet shtetërore, nuk është gjë tjetër veçse instalimi përfundimtar i narko shtetit dhe krimit të organizuar nën emrin e qeverisë shqiptare.  Gazi lotsjellës, dhuna që përdori policia shqiptare ndaj grave dhe fëmijëve në orët e para të mëngjesit ndaj banorëve të Unazës së Re, jo vetëm që është kriminale, por një ditë do të paguhet mirë dhe do të dalin përballë drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime ndaj njerëzimit.

Sot më shumë se kurrë ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë diktaturës së krimit të Edi Ramës, i cili po e instalon dhe do të mbajë përgjegjësi për të gjithë kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, për pastrimin e  parave, për trafikun e drogës, për shkatërrimin e institucioneve të drejtësisë, për shkatërrimin e reformave, qoftë kjo reformës në drejtësi, reformës së administratës publike, për bllokimin e të gjitha institucioneve shqiptare. Ai sot vazhdon akoma më shumë, në mënyrë të pareshtur, provokimin ndaj opozitës shqiptare, por mbi të gjitha duke provokuar qytetarët shqiptarë, duke i detyruar ata për t’u larguar nga Shqipëria dhe për të ndërtuar jetën e tyre jashtë kufijve të Shqipërisë. Sepse vetëm në këtë mënyrë ai mund të realizojë planin e tij anti shqiptar.

Sot më shumë se kurrë, ne duhet të jemi të gjithë bashkë, për t’u bashkuar njëherë e përgjithmonë kundër diktaturës së krimit dhe për t’i dhënë fund të gjithë atyre mbeturinave që kanë ngelur nga diktatura komuniste, që tashmë kanë veshur vellon e krimit të organizuar. Të bashkohemi të gjithë së bashku për të dhënë njëherë e përgjithmonë drejtimin përfundimtar të Shqipërisë, drejtimin drejt Bashkimit Europian, integrimit drejt Bashkimit Europian dhe për të qenë më pranë vendeve të zhvilluara. Atyre vendeve që i kanë ndenjur gjithmonë pranë Shqipërisë në momentet më të vështira" mbyll mesazhin Kryemadhi.  Ditën e djeshme në momentin që u ndërhy për të prishur banesat, banorët nisën të qëllojnë me gurë drejt forcave të Policisë. Nga tensionet e krijuara mbetën të lënduar 5 punonjës policie dhe 8 banorë të cilët u dërguan për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • MUT MUTI 400 BREZASH FATMIR ÇAFAJ: 14/11/2019 13:02

    O buçe monika kok lopa a e di ti që je njeriu më i uryer i popullit Shqiptar. Po si të shkon në mënd ty se do vish ti prap në pushtet me gjith ato vjedhje dhe vrasje o bushtër fshatare o injorante pa din e iman.

    Përgjigju
  • bujar: 14/11/2019 00:50

    VETEM burgu ju pret juve qe futet doren ne parate e popullit,,....ne emer te popullit ju dhe ilir meta jeni te arrestuar...

    Përgjigju
  • Zjari: 13/11/2019 20:47

    Mona ik sa nuk eshte vone,nuk eshte turp,lek ke shnet ke .Po te rish aty ku Lirin do e terxeqin zvare mund te hash dhe ti dru,E bukur je burra ka plot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?