Foto nga vendngjarja

Kronikë

Aksident i rëndë në Tiranë, shoferi humb kontrollin dhe përplaset me një tjetër mjet, ndërron jetë 35-vjeçari! Makina bëhet ‘copash’ (VIDEO)

2 Shkurt 2023, 09:31| Përditesimi: 2 Shkurt 2023, 10:09

  • Share

TIRANË- Një aksident shumë i rëndë është raportuar pak minuta më parë në zonën e njohur si ‘Rruga e Treshit’ në Tiranë. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, pasi një prej shoferëve ka humbur kontrollin e makinës. Për pasojë janë plagosur dy shoferët dhe ka vdekur 35-vjeçari Avni Gjuni, i cili ishte pasagjer në një prej makinave. Burime bëjnë me dije se Egzon Murataj ishte në makinë me viktimën dhe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, më pas ka cekur mjetin tjetër. 

Dy drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë siç shihet edhe nga fotoja e siguruar nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema përplasja ka qenë shumë e fortë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

G.MO/KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?