Gazetari Kujtim Topuzi, komentoi në Repolitix dosjen e akt akuzës së SPAK për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi lidhur me privatizimin e ish-klubit Partizani. Ai thekson se nuk kemi të bëjmë ende me dosje hetimore, e cila pritet të jetë mijëra faqe.
'Bëhet fjalë për një akt akuzë 500 faqe, më voluminozja ndonjëherë, imagjino sa do jetë dosja hetimore, mijëra faqe. E ndarë në disa pjesë. Është futur më thellë SPAK ndaj akuzës tjetër të Jamarbër Malltezit të pastrimit të parave. Ka edhe vërtetimin e përfitimit të Berishës, ajo që nuk kishte dosja e masës së sigurisë. SPAK evidenton se ka pasur një kontratë, që një ndër objektivat e investitorit Bektashi, privatizimi dhe ndryshimi i destinacionit të truallit. Ka dhe emra të tjerë.'
Lajmi kryesor:
Dosja 'Berisha'/ Gazetari bën 'radiografinë': Një familje mafioze që vendos tarifa! Çuditem si nuk është ngritur akuza për grup kriminal
G.K//ReportTv.al