Presidenti Ilir Meta

Aktakuza nga Gjykata e Hagës ndaj Thaçit e Veselit, Meta: Besoj në pafajësinë e tyre!

24 Qershor 2020, 18:25| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 18:26

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Prokurori i Specializuar në Prokurinë e Gjykatës së Hagës bëri publike një aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish kreut të kuvendit Kadri Veseli, të paraqitur pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 prill 2020. Ai u shpreh se  beson në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre.

"Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal të Millosheviçit, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, jo vetëm për lirinë dhe themelimin e Republikës së Kosovës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, por edhe për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë e saj europiane dhe të rajonit tonë. Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre. Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar. Ne besojmë se kjo do të ndodhë përsëri", shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Krime lufte/ Prokuroria e Hagës ngre aktakuza ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit! Rama: I indinjuar, duhet të nderojmë Luftën Çlirimtare të Kosovës


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?