Për diplomatin Ylljet Aliçka, përfaqësimi i 3 të akuzuarve në Gjykatën Speciale të Hagës, ka qenë dinjitoz. Në një intervistë për Report Tv, ai shprehet se si Shqipëria ashtu dhe Kosova duhet të jenë të hapur ndaj këtij procesi.
Gjithashtu, profesor Aliçka ka komentuar dhe librin e Carla del Ponte e cila inkriminon UÇK-në dhe luftën e Kosovës, duke e quajtur vetëm një "fiction".
"Ka një nivel juridik, etik e moral të lartë. Si nga ana emocionale, etike e morale ashtu dhe nga ana juridike, prezantimi është dinjitoz i 3 përfaqësuesve që akuzohen. Ai është një proces i gjatë pasi ka mbi 10 vite që është hapur. Dilema ka qenë se nëse duhet që Kosova të jetë e hapur ndaj kësaj gjykate. Nëse do të bllokoje mund të jepej ideja se ishe fajtor kurse kur nuk je fajtor je më i hapur. Nga ana morale, ende nuk ka ngritur ndonjë komision të hapur nga Komisioni Europian për krimet e Serbisë në Kosovë. Më mirë që të jetë Shqipëri dhe Kosovë, të jesh i hapur dhe të thuash fjalën tjetër. Viktimat e Kosovës nuk e kanë thënë ende fjalët e fundit. Carla Del Ponte shkruante një libër 'fiction'. Një akuzë virtuale mori rrugë institucionale. " - tha Aliçka.
Diplomati Aliçka shprehet se ky proces i nisur 10 vite më parë ka qëllim deligjitimimin e Kauzës së luftës së UÇK-së, kjo pasi nuk po analizohet shkaku kryesor i kësaj lufte. Ai tha se do të ishte e turpshme nëse do të kishte të dënuar në këtë proces gjyqësor.
"I gjithë procesi i nisur mbi 10 vite më parë, të lë të kuptosh që ka një strategji të përpunuar për deligjitimimin e kauzës të luftës së UÇK-së. Nuk po analizohet shkaku kryesor, pse unë po mbrohem në luftë. Është një asimetri e kthyer prapsht. Qëllimi aty është të denigrohet i luftës së Kosovës. Për mua do të ishte e turpshme të dënosh, ku ende ka gjeneralë serb në krye të ushtrisë serbe që kanë kryer krime të rënda. Nuk janë zbardhur as 1/10 e krimeve serbe në Kosovë. Do të ishte një çudi e madhe por edhe turp nëse do të dënohet. Mund të ketë shumë faktorë politike brenda partive. Patjetër është bërë më bekimin e ndërkombëtarëve. Unë di që gjykata speciale është nën ombrellën e OKB-së. Mungesa e flamurit kosovar binte në sy. Etiketimi krishter-musliman është e turpshme. Teza që i luan diplomacia serbe. Përgjigja më e mençur ishte e Krasniqit ishte fyerja që këtë po kthejnë në një luftë fetare.
Sipas diplomatit, strategjia e ngritur nga Këshilli i Europës bën që procedurat të jenë të gjata. Ndaj ai bën thirrje që në këtë moment të ketë unitet mes kosovarëve dhe shqiptarëve dhe të mos ketë "luftra" politike në Kosovë.
"Unë mendoj që edhe vetë strategjia për ta ngritur e për ta ndjekur nga Këshilli i Europës, dihen që procedurat do të jenë të zgjatura. Duke e mbajtur në vazhdimësi këtë hetim, hedh pluhur mbi të vërtetat e luftës. Duke e mbajtur kështu, aq më shumë harrohet e vërteta. Duhet të jetë një element gjeostrategjik me shtetet e tjera. Luftat politike janë universale kudo në botë. Kur bëhet fjalë për çështje të dinjitetit kombëtar duhet të jenë më të përmbajtur ndaj njëri-tjetrit. Duhen bërë bashkë të gjithë shqiptarët. Të bëhet politika e lobing-eve. Në këtë rast e kapi në befasi diplomacinë shqiptare. Ka shumë klishe e stereotipe. Ka një diferencë mes realitetit të shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri si dhe perceptimit në shtete të tjera.