Aktakuzat ndaj Thaçit, Plaka: Tentativë për të njollosur emrin e UÇK-së! Presidenti do të vijë në zgjedhjet e reja

5 Nëntor 2020, 18:53| Përditesimi: 5 Nëntor 2020, 18:59

  • Share

Për analistin Armand Plaka, i gjithë procesi mbi konfirmimin e aktakuzave ndaj Presidentit Hashim Thaçi nga gjykata e Hagës është një tentativë për të njollosur emrin e UÇK-së.

Ai beson në pafajësinë e Presidentit si dhe të figurave të tjera politike që po përballen me të njëjtën akuzë.

Ndërkohë për emërimin e Presidentes Vjosa Osmani pas dorëheqjes së Thaçit, Plaka u mbështet deklaratën e Vetëvendosjes se në krye të shtetit do të vendoset një person që do të dalë nga zgjedhjet e reja.

"Serbia nuk po vendoset në bankën e të akuzuarit ndaj hedhim dhe dyshime mbi procesin. Përtej bindjes për pafajësinë e Thaçit dhe të tjerëve. Deri më tani ka mbajtur një qëndrim të drejtë dhe dinjitoz. Nga e gjitha kjo do të dalë një bllof. E gjitha kjo dëmton imazhin e Kosovës dhe të shqiptarëve. Është një vepër që tenton të njllosë emrin e UÇK-së. Është e pritshme dhe është në Kushtetutën e Kosovës. Do të doja sot të theksoja deklaratën e Vetëvendosjes ku e nisën me vendin vakant të Presidentit. Vetëvendosje bënte thirrje që një President i vërtetë që do prezantojë Kosovën do të vijë me zgjedhjet e reja" - tha Plaka.

Analisti Plaka deklaroi se tani është momenti që të gjithë shqiptarët të solidarizohet dhe të mbështesin Kosovën, pasi ky zhvillim ka tronditur të gjithë shoqërinë.

"Është shumë e rëndë. Paramendoj se Thaçi se që prej kësaj kohe, do të ketë pasur kohë që të ketë marrë masat e nevojshme ligjore. Është një barrë e rëndë për shtetin kosovar për të mbështetur Presidentin e vetë pa paragjykuar këtë proces. Është një rast i rrallë, por kjo pritej që të gjithë Shqipëria të lejë pas të gjithë mosmarrëveshjet dhe të vendosim përpara interesin kombëtar. Është lënë në plan të dytë mbrojtja individuale e këtyre emrave. Është theksuar besimi në kauzën e drejtë të UÇK-së. Përtej Haradinajt, nuk kemi asnjë ambicie të tjerë për tu bërë President. Nuk është momenti i duhur por duhet të solidarizohemi me këtë sfidë të re që po përballen kosovarët. Vetëm pas 45 ditësh do të sqarohet kjo pjesë" - tha Plaka.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?