Ditën e sotme në Hagë u dërguan ish pjesëtarë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi si dhe kreu i grupit parlamentar i Vetëvendosjes Rexhep Selimi. Për Drejtuesin e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Bojken Abazi rastet nuk duhet të gjykohen të veçanta por duhet trajtuar fenomeni i gjerë.
I ftuar në emisionin Repolitix, Abazi deklaroi se nuk ka patur asnjë gjykatë tjetër si Gjykata Speciale e Hagës dhe se hetimi po bëhet në mënyrë të njëanshme. Ai shprehet se duhej që të hetoheshin dhe ato të cilat ai i quan struktura kriminale të Serbisë duke filluar nga Presidenti Vuçiç.
"Nuk duhet trajtuar vetëm individualisht. Gjykata speciale është një nga padrejtësitë më të mëdha për Kosovën. Për këtë kanë kontribuar dhe deputetët e Kosovës. Ne kemi votuar kundër tre herë, në prill kur u bë dhe gjykata. Kemi votuar në qershor kundër. U miratua një Gjykatë e padëgjuar më parë. Nuk ka tjetër rast, duke eleminuar gjykatën e Nurnembergut. Ka patur një gjykatë speciale të kërkuar nga Libani pas vrasjes së kryeministri i vendit. OKB u përgjigj se nuk duhet gjykuar si një rast i izoluar. Kjo nuk ndodh me gjykatën e Hagës. Duhet të ishte së paku mundësia e hetimit të të gjithë strukturave kriminale të Serbisë. Serbia ka një President, një kriminel lufte pa treguar asnjë pendesë. Ne duhet të shohim interesat tona kombëtare. Mënyra se si vendoset gjithçka në rrezik, ka kosto të mëdha.
Lajmi kryesor:
Aktakuzat nga Haga/ Bojken Abazi i Vetëvendosjes në Repolitix: Nuk është parë më parë një gjykatë e tillë! Gjoni: Ka ndërhyrje të shteteve pro ruse e pro serbe
E.M./ReportTv.al