Varkat turistike në liqenin e Shkodrës, ku ndodhi ngjarja

Kronikë

Akti heroik i kapitenit që shpëtoi turistët, Bashkia Shkodër: Përkushtim dhe humanizëm deri në fund të jetës! Ngushëllime familjes

8 Korrik, 18:45| Përditesimi: 8 Korrik, 23:18

  • Share

Ngjarja tragjike në liqenin e Shkodrës, pas heroizmit vetëmohues të kapitenit të anijes turistike Arben Anamali duke shpëtuar jetën e dy turistëve që po mbyteshin, ka sjellë edhe reagimin e Bashkisë së Shkodrës, punonjës i të cilës i ndjeri ishte.

Ndërsa e vlerëson si ndër njerëzit më të përkushtuar, akti heroik i Anamali tregoi humanizmin e tij dhe se gjithmonë ishte në shërbim deri në akte vetëmohuese dhe në fundin e jetës.

Bashkia e Shkodrës i ka shprehur edhe ngushëllime familjes së kapitenit në këto momente të vështira.

Reagimi i Bashkisë së Shkodrës:

“Sot, Bashkia Shkodër humbi një nga njerëzit e saj më të përkushtuar, kapitenin e anijes turistike, Arben Anamali, i cili humbi jetën gjatë një akti heroik për të shpëtuar dy turistë që po rrezikoheshin të mbyteshin në liqenin e Shkodrës.

Një akt humanizmi, por fatkeqësisht me një fund të hidhur. Arbeni ishte gjithmonë në shërbim të vizitorëve dhe turistëve, duke dhënë kontributin e tij me pasion dhe përkushtim deri në momentin e fundit të jetës. Bashkia Shkodër shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Alamani në këtë moment të vështirë”.

Reagimi i Bashkisë Shkodër


Lajmi kryesor:

Shkodër/ Kapiteni i anijes turistike të Bashkisë bën heroizëm, shpëton dy turistët e huaj dhe mbytet vetë në liqen! Kërkime për gjetjen e trupit (EMRI+VIDEO)


A.Q/K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?