Foto ilustruese

Akti i fundit i Superiores, skenare dhe llogari për skuadrat

22 Maj 2018, 16:52| Përditesimi: 22 Maj 2018, 16:54

  • Share

Të mërkurën në orën 17:00 luhen të gjitha ndeshjet e javës së fundit të Kategorisë Superiore në futboll, ku do të zbulohen edhe enigmat e fundit në dy fronte, luftës për mbijetesë dhe pjesëmarrjes në Europë.

Mbijetesa dhe Europa janë të ndërthurura te ndeshja Partizani-Kamza. Nëse të kuqtë fitojnë dhe Vllaznia fiton në Korçë ndaj Skënderbeut, atëherë do të ishte Kamza që do të binte nga kategoria. Në rast barazimi të Kamzës, Vllaznisë i duhet të fitojë me 3 gola diferencë ndaj kampionëve korçarë.

Nga ana tjetër, Partizanit mund të mos i mjaftojë fitorja, pasi nëse Laçi mposht Teutën në shtëpi dhe Luftëtari merr një pikë në Lushnjë, do të renditej në vendin e pestë dhe vetëm në rast se Skënderbeu nuk do të lejohej të luante në Europë, atëherë të kuqtë mund të shpresonin te pjesëmarrja në Europa League.

Ka edhe një skenar tjetër, nëse Lushnja do të fitonte ndaj Luftëtarit dhe Partizani me Laçin kalojnë me sukses ndeshgjet e tyre, atëherë do të ishin kurbinasit që do të zbrisnin në vendin e pestë, për shkak se barazohen 3 skuadra me pikë dhe Laçi renditet i fundit mes këtyre të 3 ekipeve në përballjet mes tyre.

Skënderbeu do të festojë titullin e tetë në historinë e klubit, ku përveç golave nga Soëe, që të shpallet shënuesi më i mirë, nuk është se ka objektiv tjetër ndaj Vllaznisë.

E njëjta situatë pak a shumë edhe në ndeshjen tjetër Kukësi-Flamurtari, ku Sindrit Guri do të kërkojë të shënojë sa më shumë, për të qenë ai golashënuesi më i mirë i kampionatit. Sowe ka 21 gola, ndërsa Guri 20.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?