Kronikë

“Akti më i vogël i mirësisë vlen më shumë sesa qëllimi më madhështor”! Mbi 100 studentë ndihmuan banorët e prekur nga tërmeti (VIDEO)

9 Dhjetor 2019, 09:43| Përditesimi: 9 Dhjetor 2019, 09:51

  • Share

Tërmeti i 26 nëntorit, bëri bashkë të gjithë shqiptarët në përballimin e kësaj tragjedie.

Që në momentin e parë, një grup i madh vullnetarësh, të organizuar apo në mënyrë individuale shkuan menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti, duke ju ardhur në ndihmë banorëve.

Blendi Çuçi në cilësinë e ministrit fuqiplotë për adresimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit ka informuar se një pjesë nga grupi i madh i vullnetarëve në terren kanë qenë edhe studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

“Menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, një grup i madh vullnetarësh në mënyrë individuale ose të organizuar kanë qenë në terren në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti, pjesë e tyre edhe studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës”, thotë Çuçi.

Sipas tij, rreth 130 studentë shërbyen në Durrës, Manzë, Ishëm, Sukth, Kullë, Kurbin etj. “Ky angazhim është mesazhi më i mirë i rimëkëmbjes së shpejtë”, -shkruan ai.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?