Akti Normativ/ OFL u mbyll më 31 dhjetor, SPAK dhe GJKKO vijon me shqyrtimin e kërkesave të dërguara

6 Janar 2021, 12:02| Përditesimi: 6 Janar 2021, 14:50

  • Share

Në datën 16 dhjetor Operacioni Forca e Ligjit ka dërguar formularët e fundit të deklarimit të pasurive. Përmes një Akti Normativ të miratuar në të njëjtën datë në Këshillin e Ministrave është vendosur që pasi OFL përfundoi në 31 dhjetor të shtyhet afati i shqyrtimit të kërkesave nga SPAK dhe GJKKO.

Zyrtarisht OFL skadon në datën 31 dhjetor. Kështu mbaroi puna nga policia për hetimin e pasurive të personave të dënuar brenda dhe jashtë Shqipërisë nga ana e Policisë, por kjo nuk nënkupton mbyllje të hetimeve në Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme për formularët e dërguar.

Në total në formularët për deklarimin e pasurive e kanë marrë 589 persona të dënuar, ose subjekte me të shkuar kriminale.

Sipas ligjit pasuritë e sekuestruara priten të kthehen në objekte sociale si kopshte çerdhe shkolla apo rajone policie. Objekti i parë i sekuestruar me OFL ishte resorti Golden i Hajrave në Shijak, i cili aktualisht është nën administrimin e agjencisë së aseteve të sekuestruara. Edhe pse OFL ka shenjestruar subjektet me të shkuar kriminale, shumë prej tyre kanë kaluar sprovën e pasurisë në SPAK apo në dyert e gjykatave. Rasti konkret është pasuria e Lulzim Berishës, ku OFL kërkoi mbi 20 prona të tij, por që u liruan dhe iu kthyen sërish me argumentin se ky individ i ka justifikuar.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?