Një tjetër temë e “nxehtë” diskutimet ka qenë ajo për Aktin Normativ të Urdhrit të Mjekëve ku po bëhen disa ndryshime nga ministria e linjës dhe qeveria, për më tepër pas skandalit të Spitali Onkologjik, korrupsioni i mjekëve me të sëmurët me kancer.
Kjo ka shkaktuar debate të forta politike dhe jo vetëm, sot në komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, ku ishin thirrur në seancë dëgjimore përfaqësues të Urdhrit të Mjekut.
Marrja e Komisioneve Disiplinore në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë ka sjellë edhe pakënaqësi nga Urdhri i Mjekut. Kryetari Fatmir Brahimaj, theksoi se nuk ishin lajmëruar për këto ndryshime dhe nuk u bënë palë diskutimi. Gjithashtu theksoi se nismën do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, pasi cënohej pavarësia e Urdhrit.
Përkrah Urdhrit të Mjekut doli deputeti socialist Niko Kuri.
"Jam i zhgënjyer që nuk është pyetur Urdhri i Mjekut. Ju do e dërgoni në Kushtetuese, unë do ju mbështes. Të mos fshihemi pas gishtit, si me Onkologjikun. Preket pavarësia e Urdhrit të Mjekut"
I ashpër ka qenë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në lidhje me ndryshimet e propozuara në ligjin për Urdhrin e Mjekut, duke e quajtur ndërhyrje të paligjshme dhe antikushtetuese të qeverisë.
“Merret guximi të goditet një institucion si Urdhri i Mjekut. Shteti po fut duart si hajdut, sepse ka frikë nga institucionet e pavarura. Po godasin edhe këtë. Pse? Sepse e ndjejnë se janë të pavarur, profesionistë dhe i kanë frikë”, tha Shehu.
Ai kujtoi ndaj kolegëve se askush nuk i ndalon më në revanshin e tyre ndaj institucioneve dhe e cilësoi Aktin Normativ si ekstrem. Teksa i bëri thirrje mjekëve që të ngriheshin.
“Këtu ka mbaruar gjithçka. Nuk rregullohet më! I bëj thirrjeve kolegëve mjekë që të ngrihen siç u ngritën studentët. Kjo është e paligjshme, antikushtetuese”, tha deputeti demokrat.
Ligjvënësi i opozitës e cilësoi si një shkelje ndërhyrjen te ligji i urdhrit të mjekut, duke shtuar se ai është i pavarur.
“Keni frikën të dilni hapur. Bëni ligje të tjera. Është antikushtetuese. Akti normativ është antikushtetues dhe i paligjshëm. Aktet Normative janë të përkohshëm, kurse ky është i përhershëm. Shkelje të rënda kushtetuese dhe e papranueshme”, tha Shehu.
Gjithashtu kujtoi se orari i kufizuar ndaj mjekëve gjithashtu është shkelje dhe selektiv, pasi duhet të vendosej edhe për shërbime të tjera në shtet si mekanikët, që t’u kufizohet orari i punës shtet-privat.
“E keni bërë si në kohën e Enver Hoxhës, shtetëzoni edhe qymezet. Po shkatërroni sistemin publik dhe kjo do largojë mjekët, do shtojë korrupsionin. Këtë s’e kanë bërë as Italia dhe as Franca”, tha deputeti.
Kurse nënkryetarja e komisionit, Klodiana Spahiu theksoi se nuk ka ndryshime thelbësore në këtë Akt Normativ që prekin urdhrin e mjekut.
“Ndryshon vetëm struktura dhe kriteret e komisionit disiplinor, madje dhe këtë vetë Urdhri do e hartojë. Nuk ka ndryshim të buxhetit apo pikave të tjera. Bëhet fjalë vetëm për një Komision masash”, tha ajo.
Teksa pyeti më tej edhe për rastet kur Urdhri ka ndërhyrë pas ankesave apo çështjeve si ajo e Skandalit të Onkologjikut. Kreu i Urdhrit të Mjekëve, Fatmir Brahimaj, u shpreh:
“Ajo ishte çështje kriminale dhe jo shkelje e etikes. Nuk mund të ndërhyhej nga ne. Sigurisht ka dhe çështje etike, por në këtë rast ishte vepër penale, aq sa edhe Prokuroria e Tiranës nuk e mori përsipër por e kaloi te SPAK-u. Ne trajtojmë shkelje të lehta etike. Në veprat penale presim vendimin e Gjykatës, ne nuk marrim vendime penale apo t’i trajtojmë”.
Por Spahiu i kujtoi disa pika të ligjit dhe nenet e Urdhrit të Mjekut, ku një prej tyre, pika 17, ishte edhe heqja e licencës së mjekut për rastet me shkelje të rënda. Por Brahimaj tha se Urdhri është për rastet etike të lehta, pasi të tjerat duhet pritur vendimi i Gjykatës. Pra urdhri merrte masa disiplinore si vërejtjet apo pezullimet.
Sipas aktit normativ nr. 2 datë 1.8.2024, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.123/2014, “Për urdhrin e mjekëve në Republikën e Shqipërisë” që qeveria ka sjellë në Kuvend, i kufizojnë mjekët, duke mos i lejuar të punojnë edhe në shtet edhe në privat paralelisht. Mjekët pengohen të mos punojnë në spitalet apo klinikat private më shumë se 50 orë në muaj, ndërsa ligji i ri përcakton gjoba për ta, në rast shkeljesh dhe abuzimesh.
Deputeti Niko Kuri, duke folur në Komision
Teksa Komisioni Parlamentar për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale po diskutonte Aktin Normativ dhe ndryshimet për Urdhrin e Mjekut, nuk munguan debatet dhe akuzat për shkelje të ligjit dhe akt antikushtetues.
Fatmir Brahimaj, kreu i Urdhrit, raportoi në seancë dëgjimore, ku u tha se nuk ishin njoftuar apo pyetur për ndryshimet dhe se u hiqen disa kompetenca, si ai i Komisioneve Disiplinore.
Mes të tjerash u deklarua se nëse do kalonte ky ligj do dërgohej në Kushtetuese për t’u rrëzuar si i paligjshëm.
Por kjo u kundërshtua nga përfaqësuesit e mazhorancës, teksa jo të gjithë ishin dakord. Niko Kuri, deputet i PS, ishte ndër të vetmit që i doli kundër qeverisë në diskutimet që u bënë në sallë, për ndryshimet ligjore për Urdhrin e Mjekëve.
“Jam i zhgënjyer që nuk është pyetur Urdhri i Mjekut. Ju do e dërgoni në Kushtetuese, unë do ju mbështes. Të mos fshihemi pas gishtit, si me Onkologjikun. Preket pavarësia e Urdhrit të Mjekut”, tha ai.
Më herët, nënkryetarja socialiste e Komisionit deklaroi se Urdhri nuk përjashtohej nga Komisionet dhe se nuk prekeshin kompetencat e tij, por përmirësohej përmbajtja për të vepruar në situata si rasti i Onkologjikut.
Urdheri i mjekut eshte kthyer si Gjykata e larte, a si quhej, qe u shkri komplet nga Vetingu vetem per menyren si i trajtonte gjykatesit e korruptuar edhe keta /i vrasin me pambuk/ mjeket e korruptuar.Akti normativ te miratohet patjeter,pa asnje ndryshim!
Përgjigjuo ne shtet o ne privat.Ndryshe do vazhdoje hajduteria e mjekeve qe I prishnin vete aparaturat e Spitalit,qe mileti te shkonte tek privati.Banda hajdutesh.
PërgjigjuUrdhëri i mjekut është tërësisht i korruptuar njëlloj si mjekët hajdut e të korruptuar,në asnjë rast nuk ka mbrojtur viktimat e mjekësisë por gjithmonë hajdutërinë prandaj thuhet MËKATET E DOKTORIT I MBULON DHEU.Vini dorë sa më parë në këtë organizëm të ndurë.
Përgjigju